Është pedagoge në Departamentin e Matematikës dhe Informatikës, të Fakultetit të Ekonomisë dhe Agroboznesit, në Universitetin Bujqësor të Tiranës, që nga viti 2002. Është diplomuar në profilin Matematikan (2002), Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës.
Është lektore në modulet e “Hyrjes në Informatikë”, “Sistemet e Informacionit të Menaxhimit” dhe “Informatikë”.
Mban gradën “Doktor i Shkencave” që nga viti 2016, e specializuar në fushën e Drejtimit të Agrobiznesit.
Ka marrë pjesë në një sërë konferencash kombëtare dhe ndërkombëtare, është autore e disa cikleve leksionesh universitare si edhe autore dhe bashkeautore në disa i artikuj shkencorë brenda dhe jashtë vendit.