Departamenti i Akuakulturës dhe Peshkimit

Departamenti i Akuakulturës dhe Peshkimit
(DAP) është krijuar me Vendimin Nr. 20 datë 15/07/2013 të Rektorit dhe miratimin e Senatit Akademik të UBT. Diploma “Inxhinier Agrar” me profil “Akuakulturë dhe Menaxhim Peshkimi” është ofruar që nga viti akademik 2001-2002 nga Departamenti i Prodhimit Shtazor, fillimisht si diplomë e integruar e nivelit të dytë, dhe më pas si Diplomë e Ciklit të Parë (Bachelor) dhe e Ciklit të Dytë (Master Shkencor) të Studimeve.
Gjatë viteve të ofrimit të kësaj diplome, numri i të diplomuarve në fushën e akuakulturës dhe peshkimit është rritur. Rritja e interesit për të ndjekur këtë drejtim studimi është nxitur kryesisht nga zhvillimi i shpejtë i sektorit të peshkimit dhe veçanërisht atij të akuakulturës, i cili duke ndjekur edhe tendencën botërore, është sektori i agrobiznesit me zhvillimin më të shpejtë në Shqipëri. Zhvillimit të shpejtë të sektorit dhe nevojës së tij për specialistë të kualifikuar, i është shtuar edhe detyrimi ligjor (neni 33, ligji nr. 103/2016 datë 20/10/2016 “Për Akuakulturën”) për punësimin në fermat e akuakulturës të punonjësve të kualifikuar në fushën e akuakulturës. Në Shqipëri, të paktën deri tani, njësia e vetme që kualifikon specialistë në fushën e akuakulturës dhe peshkimit, është Departamenti i Akuakulturës dhe Peshkimit në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit.
Programet e studimit që zhvillohen në Departamentin e Akuakulturës dhe Peshkimit ofrojnë një kombinim të njohurive mbi akuakulturën dhe peshkimin, të cilat janë unike në Universitetet Shqipëtare. Këto programe i pajisin të diplomuarit me njohuri të thelluara nëpërmjet një qasjeje shumëdisiplinore me në fokus teknologjitë e përparuara për sigurimin e produkteve peshkore, cilësinë dhe sigurinë ushqimore, shfrytëzimin e qëndrueshëm të burimeve ujore, si edhe menaxhimin e ndërmarrjeve të akuakulturës dhe peshkimit.
MISIONI
-
Veprimtaria e Departametit të Akuakulturës dhe Peshkimit mbështetet në misionin dhe vizionin e tij.
Departamenti i Akuakulturës dhe Peshkimit ka për mision :
- Formimin e specialistëve të akuakulturës dhe peshkimit të aftë për t’iu përgjigjur nevojave të tashme dhe të ardhme të industrisë së akuakulturës dhe peshkimit, industrive në mbështetje të tyre, dhe agjencive shtetërore, publike apo private me fokus në menaxhimin e burimeve ujore.
- Kërkimin shkencor në fushën e teknologjive të përparuara të kultivimit të organizmave ujore dhe gjetjen e rrugëve më të mira që sigurojnë një peshkim efektiv dhe të qëndrueshëm.
Shërbimin këshillimor në fushën e akuakulturës dhe peshkimit
VIZIONI
Vizioni i
Departamentit të Akuakulturës dhe Peshkimit
është, që nëpërmjet
edukimit akademik, trajnimit profesional, kërkimit shkencor dhe shërbimeve
këshillimore, të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe në përputhje me
standardet ndërkombëtare në sektorët e akuakulturës e peshkimit

DEPARTAMENTI I AKUAKULTURËS DHE PESHKIMIT
PËRGJEGJËS DEPARTAMENTI
Prof. Asoc. Dr. Rigers BAKIU
E-mail : rigers.bakiu@ubt.edu.al
Profesor i Asociuar pranë Departamentit të Akuakultures dhe Peshkimit dhe i emeruar në pozicionin e Përgjegjësit të Grupit Kerkimor dhe Mesimor nga viti 2014. Në vitin 2004 është diplomuar në Biologji Molekulare pranë Universitetit te Padoves (Itali), ku edhe kreu studimet e Masterit Shkencor per Biologji Molekulare, mbas diplomimit. Gjatë periudhës 2007-2010 ka kryer studimet dhe ka mbrojtur PhD në Shkencat Biologjike, Universiteti i Padoves, Itali. Nga viti 2010 deri në vitin 2012 ka kryer studimet e Post-Doktoratures në Shkencat Biologjike në Universtitetin e Padovës. Mban titullin Profesor i Asociuar, nga viti 2015 dhe zhvillon mësim në disa module: Hyrje në Akuakulture, Inxhinieri e Akuakulturës, Toksikologji e Mjediseve Ujore dhe Teknikat e Prodhimit në Marikulturë. Aktiviteti i kërkimit shkencor lidhet me studime në Akuakulturën Detare, Bioteknologjitë e Akuakulturës, Peshkimin Artizanal dhe studime në sistemet biologjike ujore lidhur me aspektet e toksikologjisë molekulare. Ai ka marrë pjesë në më shumë se 15 konferenca shkencore dhe gjithashtu është autor i teksteve universitare dhe ka publikuar më shumë se 30 artikuj shkencor, ku 15 prej tyre jane me faktor impakti dhe citohen rreth 1000 here nga autore ne ndryshem. Gjithashtu, ka marrë pjesë dhe drejtuar projekte ndërkombëtare dhe zhvilluar ekspertiza në fushën e akuakultures dhe peshkimit. Në prill të 2017 fitoi cmimin kombëtar nga Akademia e Shkencave të Shqiperise, si “Shkencëtari i Ri më i Suksesshëm” dhe prej ketij viti eshte kryetari i seksionit te Shkencave Teknike dhe Natyrore te Akademise se te Rinjve. Aktualisht eshte ekspert dhe perfaqsues kombetar per elazmobranket ne CIESM dhe IUCN. Gjithashtu eshte kryetari i nje prej grupeve te punes ne projektin COST SEA-UNICORN dhe koordinon (nga UBT) dy projekte Erasmus+ Capacity Building.

Stafi Ndihmës dhe Sekretaria

Edlira SADIKU
Specialiste pranë departamentit të Akuakultures dhe Peshkimit pranë FBM
E-mail:
esadiku@ubt.edu.al
Bachelor
Bachelor në “Inxhinieri Agrare” _ Drejtimi: “Biologji Marine dhe Akuakulturë”
Master Shkencor
Master Shkencor në “Inxhinieri Agrare”, Drejtimi: “Akuakulturë”
Master Profesional
Master Profesional në “Akuakulture dhe Peshkim Detar
”