Lektor

Prof. Asoc. Dritan LACI
Koordinator i Qëndrës së Karrierës dhe Alumni, UBT

E-mail: dlaci@ubt.edu.al

Mbas një eksperience gati 20 vjeçare si pedagog në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare, në vitin 2020 është emëruar Koordinator i Qëndrës së Karrierës dhe Alumni për UBT.

Gjatë kësaj periudhe, nga bashkëpunimi ngushtë me Risi-Albania, ka marrë pjesë në trajnime të ndryshme dhe është çertifikuar nga “My Career” në fushën e ngritjes së kapaciteteve për këshillim karriere.

Gjithashtu, është trajnuar edhe për testet ndërkombëtare CDDQ – Vështirësitë në Procesin e Vendimmarrjes për Karrierën; PGI – Inventari i Matjes së Interesave; ADOR – Analiza e Kërkesës për Orientim, teste të cilat në bashkëpunim me Universitetin e Lozanës (Zvicër) janë standartizuar bazuar nevojave të kontekstit për studentët shqiptar. .

Edukimi:

Profesor i Asocuar, Universiteti Bujqësor i Tiranës, 2014 
PhD, Siguri Ushqimore, Universiteti Bujqësor i Tiranës, 2008
Master në Zootekni, Universiteti Bujqësor i Tiranës, Tiranë, 2004
Studime Pas-Universitare në Prodhim Shtazor, IAMZ, CIHEAM, Spanjë 2001-2002          
Diplomuar Mjek Veteriner, Universiteti Bujqësor i Tiranës, Tiranë 2000.

  Lendet:

Iktiopatologji (lëndë e programit të detyrushëm)                                                                               
Sëmundjet e Peshqve Dekorativë (lëndë me zgjedhje)
Interesat kërkimore
Iktiopatologjia, Akuakultura, Epidemiologji, Ekonomia Blu, Siguria Ushqimore.