Zv. Dekane për Mësimin

 

Dr. Edmira SHAHU (Ozuni)

Zv. Dekane për Mësimin

E-mail: eozuni@ubt.edu.al


Është pedagoge pranë Departamentit Matematikë dhe Informatikë, Universiteti Bujqësor i Tiranës prej vitit 2005.

Ajo u diplomua në vitin 2004 me titullin “Matematikane” pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Gjithashtu, ka diplomë master (2009) në Matematikë në drejtimin “Probabilitet, Statistikë dhe Zbatime” nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës.

Në korrik 2015 përfundoi studimet për gradën “Doktor i Shkencave” me temë “Përdorimi i modeleve statistikore në vlerësimin e riskut të kredisë” pranë Departamentit Financë-Kontabilitet, Universiteti Bujqësor i Tiranës.

Ajo është autore ose bashkëautore në disa punime kërkimore në revista, konferenca, cikle leksionesh universitare dhe libra. Ka një eksperience prej një viti e gjysëm si përgjegjëse e GMK-së Statistikë-Ekonometri.

Ka përvojë dhe aftësi në përpunimin dhe analizimin e të dhënave sasiore. Ka marrë pjesë në studime dhe projekte të ndryshme. Ajo ka punuar si pedagoge e jashtme në disa Universitete.


Edukimi 

Doktorate, Financë Kontabilitet,”Përdorimi i modeleve statistikore në vlerësimin e riskut të kredisë” Universiteti Bujqësor i Tiranës, Korrik 2015

Master në Matematikë, drejtimi “Probabilitet, Statistikë dhe Zbatime”, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, Tirane, Janar 2009

Matematikë 5-vjecar, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, Tiranë, 2004

Lëndët

Statistikë, Statistikë Biznesi, Bazat e Ekonometrisë

Kerkimet Shkencore

Analiza sasiore e të dhënave ekonomike nëpërmjet modeleve statistikore. Modelimi i serive kohore.


Shkarko CV