Lektore

Dr. Elfrida DISHMEMA

Lektore

E-mail: edishmema@ubt.edu.al


Është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, dega Matematikë, sistemi Bachelor në vitin 2009 dhe Master i Shkencave në vitin 2011. Në periudhën 2013-vazhdim ndjek Shkollën e Doktoraturës pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Departamentin e Matematikës së Aplikuar. Në periudhën 2011-vazhdim është angazhuar si pedagoge e ftuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, nё Universitetin Bujqësor tё Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit dhe në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës, Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit. Nga Dhjetor 2014-vazhdim kryen detyrën e pedagoges së matematikës nё Departamentin e Matematikës dhe Informatikës,

Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit, Universiteti Bujqësor i Tiranës. Fokus i fushës së saj të studimit ështё Analiza Numerike dhe Ekuacionet Diferenciale. Ka marrë pjesë dhe ka referuar në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare dhe është autore e disa artikujve shkencorё brenda dhe jashtё vendit.

Edukimi

Doktor i Shkencave, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, 2020

Master i Shkencave, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, 2011

Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Dega Matematikë, 2009

Lendët

Matematikë, Matematikë e Zbatuar, Matematikë Ekonomike

Kerkimet Shkencore

Analizë Numerike, Ekuacione Diferenciale të Zakonshme, Ekuacione Diferenciale me Vonesa