30 studentë dhe Profesorë nga Gjermania vizitojnë UBT
Kënaqësi të presim në Universitetin tonë 30 studentë dhe profesorë nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara Rhein Waal Gjermani.
Gjatë prezantimit të Universitetit Bujqësor ata u njohën me gjithë potencialin që disponon ky Universitet dhe mundësitë që ofrohen për bashkëpunime të mundshme në shkencat bujqësore.
Ata patën mundësinë të zhvillonin një vizitë nëpër gjithë kampusin e UBT, duke u ndalur edhe tek Laboratori LAME (analiza e tokës, e ujit) në Departamentin e Mjedisit dhe Burimeve Natyrore dhe tek Laboratori i analizave të ujërave të zeza për Covid-19, viruse dhe rezistencë ndaj antibiotikëve - Sistemi i Paralajmërimit të Hershëm.
Nga ana tjetër, Profesorët gjermanë Prof. Dr. Florian Wichern, Prof. Dr. Mathias KLEINKE dhe Prof.Dr. Steffi Wiedermann shprehën interesin e vazhdimit të bashkëpunimit të mëtejshëm me Universitetin tonë për shkëmbimin e njohurive dhe eksperiencave midis stafit akademik dhe studentëve.