Ceremonia e ndarjes së titujve akademikë në Universitetin Bujqësor të Tiranës

Registrations are closed

Krenarë që kurorëzojmë arritjet profesionale për kolegët dhe personalitetet e shquar që kanë dalë nga ky Universitet dhe kanë dhënë një kontribut tepër të rëndësishëm në fusha të ndryshme të shkencës.

Me nderim u ndanë 2 diploma për titullin akademik "Profesor" për Ilir Kapaj dhe Ylber Bezo, dhe 9 të tjera për titullin "Profesor i Asociuar" për Egon Andoni, Enkeleda Ozuni, Shqipe Xhaferri, Artiona Laze, Gentjan Mehmeti, Albana Demi, Shpresim Domi, Ermir Shahini dhe Ilirjana Zyberi. 

Si një universitet me traditë dhe histori shumëvjeçare suksesi, përmes kësaj ceremonie tregohet edhe njëherë vlerësimi, mbështetja dhe rëndësia që UBT u jep të gjithë atyre personave që me punën e tyre e fuqizojnë akoma më shumë  dinjitetin e tij në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. 

Po ashtu, demostron më së miri faktin që UBT luan rol thelbësor në promovimin e vlerave akademike e shkencore në fushat kërkimore të sektorit të bujqësisë.

Ceremonia u nderua edhe me praninë e disa deputetëve e personaliteteve të shquar të fushës, ku nuk munguan urimet dhe fjala përshëndetëse nga Rektori Prof. Dr. Fatbardh Sallaku, Prof. Dr. Seit Shallari, Prof. Dr. Ilir Kristo etj. 

Date & Time
Friday
March 24, 2023
8:00 AM 4:00 PM Europe/Paris
Location

Universiteti Bujqësor i Tiranës

Agricultural University of Tirana
Rruga Paisi Vodica
Tirana 1025
Albania
--Universiteti Bujqësor i Tiranës--
Get the direction
Organizer

Universiteti Bujqësor i Tiranës

--Universiteti Bujqësor i Tiranës--
SHARE

Find out what people see and say about this event, and join the conversation.