Drejtoresha e USAID në Tiranë, Znj. Mischere Kawas takim me stafin drejtues të Universitetit Bujqësor të Tiranës

Registrations are closed

Kënaqësi të prisnim Drejtoreshën e Përgjithshme të programit USAID në Tiranë, Znj. Mischere Kawas, ku u diskutua mbi kontributin dhe mbështetjen e Qeverisë Amerikane përmes këtij programi, në drejtim të rritjes së kapaciteteve humane dhe laboratorike të UBT.

Vizita e znj. Kawas, zhvillohet pas disa aktiviteteve intensive dhe shumë të rëndësishme që UBT ka patur dhe vazhdon të ketë me universitetet amerikane, konkretisht Michigan State University ku për herë të parë në vend një grup studentësh afgane u diplomuan vitin e shkuar në programin Master në Hortikulturë.

Gjatë takimit u theksua fokusi i UBT në lidhje me ofrimin e arsimit dhe trajnimit cilësor në fushën e bujqësisë përmes përmirësimit të vazhdueshëm  në përputhje me tregun e punës, me synimin  “pozicionimin” e tij në programin dhe aktivitetin e USAID në Shqipëri.

Të dyja palët u dakordësuan për vazhdimin e marrëdhënieve institucionale për çdo projekt që USAID zbaton në Shqipëri në fushën e bujqësisë, zhvillimit rural, sigurisë ushqimore dhe zhvillimit të kapaciteteve për programe të ndryshme mësimore, shkëmbim studentësh etj.

U konsiderua me interes ideja e ngritjes së Qendrës së Inovacionit Bujqësor pranë FDE dhe institucionalizimi i rolit udhëheqës të UBT në sistemin AKIS në tërësi, në lidhje me bujqësinë, mjedisin, ushqimin, pyjet dhe zhvillimin rural, bazuar në modelin e SHBA apo të tjera vende.

Me interes nga stafi drejtues i USAID u konsiderua nisma e UBT për të angazhuar në procesin mësimor në programe të ndryshme të tij një grup eskpertësh në pension nga universitete dhe institucione kërkimore të ndryshme në USA për të kontribuar në përmirësimin e cilësisë së procesit mësimor dhe kërkimor në UBT. 

U premtua vazhdimësia e mbështetjes së UBT nga ana e qeverisë amerikane dhe që UBT do të vazhdojë të jetë një partner serioz e i besueshëm për të luajtur rolin që i kërkon koha dhe sfidat aktuale në drejtim të zhvillimit të qëndrueshëm të ekonomisë në sektorin bujqësor në Shqipëri.

Date & Time
Friday
February 3, 2023
8:00 AM 4:00 PM Europe/Paris
Location

Universiteti Bujqësor i Tiranës

Agricultural University of Tirana
Rruga Paisi Vodica
Tirana 1025
Albania
--Universiteti Bujqësor i Tiranës--
Get the direction
Organizer

Universiteti Bujqësor i Tiranës

--Universiteti Bujqësor i Tiranës--
SHARE

Find out what people see and say about this event, and join the conversation.