Ekipi i basketbollit për meshkuj në UBT, renditet në vendin e III në PCU Games
Universiteti Bujqësor përfaqësohet me ekipin e basketbollit për meshkuj në PCU Games që organizohen çdo vit nga Universiteti i Antwerp-it në Belgjikë.
Si rezultat i punës së studentëve të cilët u shpallën Kampion Kombëtar për Sportin Universitar në Shqipëri, UBT arriti të ishte pjesë e 21 universiteteve të përfshirë në sezonin e 24 të organizimit të PCU Games.
Sikurse edhe vitin e kaluar, ekipi i basketbollit UBT (meshkuj) bëri një paraqitje shumë dinjitoze dhe profesionale, por këtë herë arritën të zinin vendin e tetë.
Ekipi ynë UBT-basket ishte i përbërë nga studentët sipas fakultetit dhe kursit përkatës: Emiliano Gjore (FEA, MSc, trajner), Ergis Murto (FEA 1), Maris Mahmuti (FEA 3), Fabian Sula (FEA 1), Rei Merkaj (FEA 1), Endri Çelmeta (FEA 1), Juxhin Ferko (FMV 3).
Vlen të theksohet fakti që në ekipin tonë 70% e studentëve janë në vitin e parë, çka tregon se ekipi basketbollit të UBT do ketë mundësi të konsolidohet me shumë dhe për rrjedhojë do të kemi më shumë rezultate positive.
Në finale dolën Universiteti i Beogradit me Universitetin e Antwerp-it, ku me diferencen prej 1 pike u shpall fitues Universiteti Beogradit.