Gjatë Konferencës së mbajtur në kuadër të Ditës Botërore të Tokës
Registrations are closed
Gjatë Konferencës së mbajtur në kuadër të Ditës Botërore të Tokës, u zhvilluan kumtesa nga specialistë vendas dhe nga diaspora mbi rolin, mundësinë, rëndësinë dhe vlerat që toka, veçanërisht toka shqiptare ka.
Ndërsa u fol për rëndësinë e tokës bujqësore u diskutua edhe për një plan masash që duhen marrë për të mbështetur menaxhimin e qëndrueshëm të tokës në Shqipëri.
Universiteti Bujqësor si askush tjetër ushqen më së miri dije, praktika dhe vizion për mbrojtjen e tokës dhe menaxhimin produktiv e ekologjik të saj.
Mbi këto shtylla shumë figura të shquara të fushës së bujqësisë por jo vetëm, referuan mbi disa nga punimet e tyre shkencore dhe arritjet apo konkluzionet e përftuara në funksion të mirëqënies së tokës.