Inagurohet instalimi i paneleve fotovoltaike për prodhimin e energjisë elektrike të rinovueshme në Universitetin Bujqësor
Falë investimit të sponsorizuar nga Raiffeisen Bank me instalimin e paneleve fotovoltaike për prodhimin e energjisë Universiteti përfiton uljen me 40% të vlerës së faturës vjetore të energjisë dhe reduktimin në 130 ton emetim të dioksidit të karbonit në afmosferë gjatë 2023.
Ky bashkëpunim tregon dhe një herë forcimin e marrëdhënieve dhe mbështetjen e vazhdueshme të nismave të UBT në kuadër të zhvillimit të qëndrueshëm në Shqipëri.
Ceremonia e inagurimit të paneleve u organizua pranë Universitetit Bujqësor dhe u kryesua nga Rektori Z. Fatbardh Sallaku dhe Drejtori i Përgjithshëm i Raffeisen Bank Shqipëri z. Christian Canacaris.
Rektori vlerësoi kontributin e ofruar nga banka Raiffeisen dhe nxiti shtimin e nismave të tilla për mirëqenie afatgjatë të komunitetit dhe të mjedisit.
Z. Canacaris shtoi se ky është një nga projektet më te mëdha të realizuara me mbështetjen e Raiffeisen Bank por edhe më inovativ e me impakt të matshëm.