Marrëveshje Bashkëpunimi mes Institutit të Shëndetit Publik dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës
Marrëveshje Bashkëpunimi mes Institutit të Shëndetit Publik dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës
Kënaqësi të presim në Universitetin Bujqësor të Tiranës Drejtoreshën e ISHP, Znj. Eugena Tomini dhe stafin e saj për nënshkrimin e kësaj marrëveshje.
Qëllimi i kësaj marrëveshje ka të bëjë me identifikimin dhe implementimin e prioriteteve në fushat e kërkimit shkencor, ekspertizës, analizave laboratorike, trajnimeve, transferimit të teknologjive dhe ofrimit të shërbimeve në fushat e mësipërme.
Të dy palët u dakordësuan në:
-Krijimin e grupeve të përbashkëta të kërkuesve për planifikimin dhe realizimin e projekteve kërkimore,
-ISHP do të mbështesë UBT në kryerjen e analizimit epidemiologjik statistikor të të dhënave të ujërave të ndotura së bashku me të dhëna të tjera të mbikqyrjes për të vlerësuar nivelin e transmetimit të sëmundjeve infektive që ekskretohen në ujërat e ndotura,
- Angazhimin në udhëheqjen e përbashkët të doktoraturave apo temave studimore si dhe në komisione të ndryshme gjatë mbrojtjes së tyre,
-Organizimin e aktiviteteve shkencore dhe ngritjen e grupeve të përbashkëta të punës në fushat respektive,
-Realizimin e botimeve të përbashkëta, në revista të ndryshme shkencore dhe prezantimi në konferenca etj.