Mbyllet Panairi i Punës dhe Aftësive 2023

Registrations are closed

Përmbyllet Panairi “Work & Study 2023” pjesë e të cilit ishte edhe Universiteti Bujqësor i Tiranës. 

Prej 3 ditësh UBT ka qenë pjesëmarrës me stendën e tij në Pallatin e Kongreseve duke informuar maturantët për programet e studimit që ofrohen aty në të gjitha nivelet e studimit. 

Maturantët e kryeqytetit patën mundësinë të njiheshin me të gjithë komponentët përbërës të UBT, që nga kriteret e pranimit, degët që ofrohen, akomodimin, kërkimin shkencor, bursat e studimit, degët prioritare, diplomat duale, shërbimet etj. 

Ky panair ofron mundësi të mira për të informuar maturantët mbi alternativat e shumta të programeve mësimore të studimeve të larta dhe për t'i  orientuar ata drejt degëve më të kërkuara aktualisht në tregun e punës. 

Në stendën e UBT janë ndaluar dhjetra studentë përgjatë ditëve, të cilët kanë shprehur interesin e tyre për programe të ndryshme studimi, ku kanë marrë përgjigje nga vetë stafi i Universitetit. 

Po ashtu, panairi u vizitua edhe nga Znj.Belinda Balluku - Zv.Kryeministre, Znj. Evis Kushi - Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Z. Nikolin Jata - Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë. 

Çdo ditë është zhvilluar edhe Forumi “Klima e Biznesit, Produktiviteti dhe Kapitali Njerëzor”. 


Date & Time
Thursday
April 27, 2023
8:00 AM 4:00 PM Europe/Paris
Location

Universiteti Bujqësor i Tiranës

Agricultural University of Tirana
Rruga Paisi Vodica
Tirana 1025
Albania
--Universiteti Bujqësor i Tiranës--
Get the direction
Organizer

Universiteti Bujqësor i Tiranës

--Universiteti Bujqësor i Tiranës--
SHARE

Find out what people see and say about this event, and join the conversation.