Me Ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Znj. Frida Krifca në takimin e përmuajshëm në Universitetin Bujqësor të Tiranës.
Registrations are closed
Rektori i UBT, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku priti në një takim të hapur Ministren Krifca për të diskutuar rreth problematikave aktuale, mundësive për përmirësim dhe shkëmbimin e ideve për ndërtimin e prioriteteve për të ardhmen.
Takimi u zhvillua me prani edhe të studentëve të vitit të parë të ciklit Bachelor në UBT, të cilët u përfshinë në diskutim duke çuar në një bashkëbisedim me Znj. Ministre mbi arsyet pse kanë zgjedhur të studiojnë në degë të bujqësisë, shqetesimet e tyre rreth tregut të punës dhe kërkesat apo sygjerimet e tyre në kuadër të zhvillimit të bujqësisë së vendit.
Në fjalën e saj, Ministrja shprehu përgjegjësinë dhe gadishmërinë e institucionit të saj për mbështetjen dhe nxitjen e studentëve në aktivitete, praktika profesionale apo projekte të ndryshme në funksion të aftësimit të tyre profesional.
Ajo bëri me dije se tregu i punës në Shqipëri ka kërkesë të lartë për specialistë bujqësorë, vetëm se studentët dhe të diplomuarit duhet të aplikojnë dhe të jenë më kërkues.