Në ambjentet e Universitetit Bujqësor të Tiranës u organizua ceremonia e marrjes së kupës nga skuadra e basketbollit për meshkuj nga Federata Shqiptare e Sporteve Universitare.

Registrations are closed
 
Në ceremoni morrën pjesë Rektori i Universitetit, Z. Fatbardh Sallaku, Presidenti i Federatës Shqiptare të Sportit Universitar Z. Besnik Veliu, Administratori i UBT Z  Edmond Tërthorja, Presidenti i Shoqatës së Sporteve në UBT, Z. Dritan Laçi, studentët e ekipeve të basketbollit, futsallës dhe studentë të tjerë përkrahës të aktiviteteve studentore.
Nga data 28 tetor deri në datën 7 dhjetor, nën drejtimin e Federatës Shqiptare të Sporteve Universitare dhe mbështetjes së Bashkisë Tiranë u organizua turneu studentor në disiplinat sportive basketboll, futsallë dhe volejboll ku morrën pjesë 16 universitete.
UBT për herë të parë mori pjesë me ekipin e futsallës dhe pas një paraqitje shumë të mirë u rendit në vendin e shtatë.
Arritja më e madhe për studentet e UBT ishte shpallja kampion për vitin 2022 në basketboll për meshkuj. Fitore që erdhi pas një pune shumë të madhe të studentëve tanë për dy vite me rradhë, ku vlen të përmendim faktin që në 2021 UBT u shpall nënkampione.
Rektori Sallaku falenderoi studentët pjesëmarrës në aktivitete sportive, në mënyrë të veçantë kampionët e UBT dhe premtoi mbështetjen në vazhdim për aktivitetet sportive dhe pjesëmarrësve në to.
Federata Shqiptare e Sportit Universitar dha çertifikatën e universitetit fitues, kupën dhe medaljet për studentët. Po ashtu dha edhe çertifikatën për sportistin më të mirë të kampionatit për studentin Maris Mahmuti (FEA) dhe trajneri më i mirë për studentin Emiliano Gjore (FEA).



Date & Time
Friday
December 23, 2022
8:00 AM 5:00 PM Europe/Paris
Location

Universiteti Bujqësor i Tiranës

Agricultural University of Tirana
Rruga Paisi Vodica
Tirana 1025
Albania
--Universiteti Bujqësor i Tiranës--
Get the direction
Organizer

Universiteti Bujqësor i Tiranës

--Universiteti Bujqësor i Tiranës--
SHARE

Find out what people see and say about this event, and join the conversation.