Në UBT hapet Laboratori i analizave të ujrave të ndotur për Covid-19
Registrations are closed
Për herë të parë në Shqipëri, në Universitetin Bujqësor të Tiranës hapet Laboratori i analizave të ujrave të ndotur për Covid-19, viruseve dhe rezistencave ndaj antibiotikëve "Sistemi i Paralajmërimit të Hershëm".
Ky laboratoror është i vetmi në llojin e tij në vend dhe rajon, që mundëson vlerësimin në kohë reale të ecurisë së post-pandemisë, përmes identifikimit të Sars-Cov2 në ujërat e ndotura, por edhe të emergjencave të tjera.
Finalizimi i këtij projekti me implementimin në Universitetin Bujqësor të Tiranës u financua nga qeveria gjermane përmes GIZ.
Tashmë Shqipëria futet në rrjetin e monitorimit për identifikimin e Sars-Cov2 në ujërat e ndotura në funksion të shëndetit të popullatës me qasjen "One Health".
Përmes analizave të mundësuara nga ky laborator përftohet një informacion paraprak për pikat e nxehta të përhapjes së virusit përpara përhapjes së tij në shkallë më të gjerë, në mënyre që institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e shëndetit të fokusojnë testimin në ato popullata më të rrezikuara.
Location
Universiteti Bujqësor i Tiranës
Agricultural University of Tirana
Rruga Paisi Vodica
Tirana 1025
Albania
Rruga Paisi Vodica
Tirana 1025
Albania
--Universiteti Bujqësor i Tiranës--
Organizer
Universiteti Bujqësor i Tiranës
--Universiteti Bujqësor i Tiranës--