Në Universitetin Bujqësor të Tiranës zhvillohet një takim njohjeje dhe shkëmbim idesh
Registrations are closed
Në Universitetin Bujqësor të Tiranës zhvillohet një takim njohjeje dhe shkëmbim idesh me përfaqësues të disa sipërmarrjeve dhe studjues italianë, në kuadrin e një aktiviteti të organizuar me kërkesë të Konfindustrisë Italiane dhe të rajonit të Pulias me zyrë në Tiranë.
12 pjesëmarrësit, përfaqësues të sipërmarrjeve të biznesit dhe përfaqësues të kërkimit shkencor nga dy Universitetet e Barit shprehën interes të jenë pjesë e ditës informuese të inisiativës “Green Economy” në Universitetin Bujqësor.
Pedagogët Prof. Asoc. Xhevaire Dulja, Prof. Dr. Elvin Torromani dhe Prof. Asoc. Nehat Çollaku prezantuan UBT dhe kapacitetet që ai ofron në fushën e ekonomisë së gjelbër.
Nga miqtë italianë u prezantuan dy start-up, modele të ekonomisë së gjelbër të patentuara, produkt i kërkimit shkencor të studjuesve të Universitetit Politeknik të Barit dhe të Universitetit të Barit.
Ata shprehën interes për bashkëpunim në të ardhmen. U lanë të hapura rrugët nga të dyja palet për krijimin e mundësive të ndryshme për marrëveshje të përbashkëta në vazhdim.