Nis procesi zyrtar i regjistrimeve të studentëve në Universitetin Bujqësor të Tiranës për fituesit e raundit të parë për vitin akademik 2022-2023.
Registrations are closed
Në ambientet e Universitetit janë vendosur stendat e 5 fakulteteve ku studentët kanë mundësinë të plotësojnë formularin e regjistrimit për tu bërë pjesë e UBT.
Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit
Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit
Fakulteti i Mjekësisë Veterinare
Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit
Fakulteti i Shkencave Pyjore
Ftojmë të gjithë studentët të paraqiten në UBT nga datat 02-15 shtator për regjistrimet e raundit të parë.
Dyert janë të hapura për të gjithë ju që dëshironi të zgjidhni një nga programet që ofron UBT për formimin tuaj profesional dhe për të ardhmen tuaj.
Ju mirëpresim!