Për herë të parë Drejtori i Përgjithshëm i FAO viziton Universitetin Bujqësor të Tiranës
Vjen për herë të parë në Universitetin Bujqësor Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO), Z. Qu Dongyu.
Qëllimi i këtij takimi ishte forcimi i marrëdhënieve mes dy institucioneve dhe krijimi i urave të reja të bashkëpunimit, me fokus rritjen e impaktit të bujqësisë shqiptare edhe në nivel ndërkombëtar.
Rektori e njohu Z. Qu Dongyu me Universitetin, me programet e studimit, me nivelin e stafit akademik, me shërbimet që ofron për të tretët, me potencialin që ai mbart, po ashtu edhe me fokusin dhe prioritetet për të ardhmen.
Drejtori i FAO propozoi që Shqipëria, e ndodhur në pozitë tepër të favorshme gjegrafike, ka mundësi të shkëlqyera për zhvillimin e bujqësisë dhe kjo mund të arrihet më së miri nga Universiteti Bujqësor. Ky i fundit është aplikuesi dhe gjeneruesi më i mirë i risisë dhe zhvillimit në sektorin bujqësor dhe turizmin.
Rektori shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe kontributin e FAO për Universitetin përmes aktiviteteve dhe projekteve të ndryshme që ka aplikuar deri më tani.
Delegacioni u njoh nga
afër edhe me disa nga laboratorët e akredituar tashme në UBT.