Realizimi i këtij projekti u bë nga një grup profesorësh Ilir Kapaj, Albana Gjoni, Etleva Dashi nga UBT dhe koordinatorja e projektit për Shqipërinë, Asetila Koestinger.
Projekti nisi më datat 12-13 shtator me “Agro Incubator Tirana” , i krijuar për të mbledhur të gjithë të rinjtë e UBT që kanë ide sipërmarrje dhe duan t’i zhvillojnë ato, ka vijuar në datat 19 -21 shtator me trajnime “face to face” e më pas me trajnime online gjatë dy javëve të para të muajit tetor.
Në përfundim të këtij cikli trajnimi, studentët e ndarë në grupe, pasi kanë ndjekur të gjitha instruksionet nga profesorët, prezantuan projektet e tyre para jurisë ku morën vlerësimet dhe këshillimet e duhura. Të gjithë studentët e përfshirë në këtë trajnim u pajisën edhe me një çertifikatë pjesëmarrjeje.
Ky program trajnimi, i mbështetur dhe financuar nga Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe i implementuar nga UBT, është një përshpejtues për start-up i bazuar në Objektivat e Qëndrueshme 2030.