Prej tre ditësh, UBT mori pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Bujqësisë, Blegtorisë dhe Kopshtarisë të organizuar nga Expocity Albania.
Një staf përfaqësues nga Universiteti Bujqësor i Tiranës prezantuan kapacitetet dhe mundësitë që ka dhe ofron UBT nga pikëpamja akademike dhe shërbimet për palët e treta, për gjithë të interesuarit që vizituan stendën e tij.
Përgjatë panairit u zhvilluan konferenca, seminare, workoshop-e dhe dy organizime të dedikuara për studentët, ku u përfshinë edhe studentët tanë. Në to morën pjesë figura shumë të rëndësishme dhe kontributorë të ndryshëm vendas e të huaj të këtyre sektorëve.
Duke qenë se pjesëmarrës ishin më shumë se 50 biznese të të tre sektorëve nga vendi, rajoni e më gjerë, studentët e UBT u integruan duke zhvilluar takime dhe intervista me përfaqësuesit e tyre me qëllim intershipe, praktika profesionale apo mundësi të ndryshme punësimi.
Panairi u realizua në mbështetje të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bashkisë së Tiranës, Risi Albania, Akpa dhe Albanian Skills.