Rektori i UBT, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku u takua me Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Kërkimit të Austrisë, Prof. Dr. Martin Polaschek

Registrations are closed

Rektori i UBT, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku u takua me Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Kërkimit të Austrisë, Prof. Dr. Martin Polaschek, së bashku me znj. Barbara Weitgruber, Drejtoreshë e Përgjithshme e Kërkimit Shkencor dhe Marrëdhënieve me Jashtë në Ministrinë e Arsimit të Austrisë, dhe Zv. Rektorin eBOKU, Vjenë, si dhe Prof. Mannsberger, ku u diskutua në lidhje me bashkëpunimin e nisur tashmë me Universitetin BOKU për implementimin e strategjisë UBT-2030. Në takim mori pjesë edhe znj. Frida Krifca, Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, e cilatheksoi rëndësinë që  qeveria shqiptare i jep kësaj marrëveshjene dhe reformës së nisur në UBT.


Së bashku, theksuan nevojën e hartimit të një  marrëveshje strategjike ndërqeveritare ndërmjet dy qeverive për implementimin e kësaj strategjie.


Në takim u mor garanci për hartimin dhe konkludimin e kësaj marrëveshjeje,  e cila do të bëjë të mundur fillimin, së shpejti të aktiviteteve të para, ndërmjet dy Universiteteve tona.
Shume optimist për suksesin e fillimit të implementimit të reformës për transformimin e UBT në një qendër të ekselences në fushën e bujqesisë në Shqipëri dhe rajon.
UBT vazhdon në rrugën e transformimit të pandalshëm të tij.


Date & Time
Saturday
November 5, 2022
8:00 AM 5:00 PM Europe/Berlin
Location

Universiteti Bujqësor i Tiranës

Agricultural University of Tirana
Rruga Paisi Vodica
Tirana 1025
Albania
--Universiteti Bujqësor i Tiranës--
Get the direction
Organizer

Universiteti Bujqësor i Tiranës

--Universiteti Bujqësor i Tiranës--
SHARE

Find out what people see and say about this event, and join the conversation.