Rektori i UBT, Prof. Sallaku, takon Z. Cem Özdemir, Ministër Federal i Gjermanisë për Bujqësinë dhe Ushqimin.

Registrations are closed
 
Rektori Sallaku së bashku me Znj. Frida Krifca, Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, zhvilluan një takim me Z. Cem Özdemir, Ministër Federal i Gjermanisë për Bujqësinë dhe Ushqimin, ku diskutuan mbi kontributin dhe mbështetjen që Qeveria Gjermane nëpërmjet Agjencisë së Zhvillimit GIZ i ka dhënë UBT që prej vitit 1992. Kjo ndihmë që vazhdon edhe sot, ka kontribuar në rritjen e kapaciteteve humane dhe laboratorike të UBT, duke lënë gjurmë të thella tek çdo pedagog dhe student i këtij Universiteti.

Në mënyrë të veçantë, në takim u theksua dhe vlerësua ndihma që Qeveria Gjermane përmes GIZ, i ka dhënë UBT për financimin e 15 asistent-lektorëve të rinj që sapo kanë përmbyllur një pjesë të studimeve të tyre të Doktoraturës në modelin sandwich në universitetet më prestigjoze në BE, të tilla si: Universiteti Giessen (Gjermani), Instituti IAMO (Gjermani), Universiteti Karlsruhe (Gjermani), Universiteti i Hohenheim (Gjermani), Universiteti Leipzig, (Gjermani), Universiteti BOKU (Austri), Universiteti Barit (Itali) etj.
Në takim u shpreh falenderimi dhe mirënjohja për mbështetjen dhe ndihmën financiare prej 200000 euro që Qeveria Gjermane nëpërmjet GIZ i ka dhënë UBT, duke qënë ndihma më e madhe direkte e dhënë ndonjëherë gjate këtyre 30 viteve të fundit në drejtim të mbështetjes së një programi mësimor doktorature.

Në takim, Ministri Özdemir premtoi vazhdimin e mbështetjes për UBT nga ana e Qeverisë Gjermane për periudhën në vazhdim, në drejtim të ngritjes së kapaciteteve humane dhe përmirësimit të infrastrukturës kërkimore shkencore.

Nga ana tjeter, Rektori Sallaku siguroi që UBT do të vazhdojë të jetë një partner serioz dhe i besueshëm për të luajtur rolin që i kërkon koha dhe sfidat aktuale në drejtim të zhvillimit të qëndrueshëm të ekonomisë në sektorin bujqësor dhe të ekonomisë në zonat rurale në Shqipëri.


Date & Time
Tuesday
November 15, 2022
8:00 AM 5:00 PM Europe/Berlin
Location

Universiteti Bujqësor i Tiranës

Agricultural University of Tirana
Rruga Paisi Vodica
Tirana 1025
Albania
--Universiteti Bujqësor i Tiranës--
Get the direction
Organizer

Universiteti Bujqësor i Tiranës

--Universiteti Bujqësor i Tiranës--
SHARE

Find out what people see and say about this event, and join the conversation.