Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës mori pjesë në pritjen për herë të parë të Z. Cem Özdemir.
Registrations are closed
Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës mori pjesë në pritjen për herë të parë të Z. Cem Özdemir, Ministrit Federal të Gjermanisë për Bujqësinë dhe Ushqimin, të organizuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Takimi kishte për qëllim krijimin e mundësive të reja të bashkëpunimit mes dy vendeve tona, kryesisht në fushën e bujqësisë, dhe për të përforcuar akoma më tej marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Shqipërisë.
Në takim morën pjesë edhe një grup studentësh nga Universiteti Bujqësor, të cilët patën mundësi të shkëmbenin biseda edhe me pjesëtarë të tjerë në takim.