Sesion informues DAAD

Registrations are closed

Sesion informues për studentët e të tre cikleve të studimit ( bachelor, master, doktoraturë) dhe për pedagogë e kërkimorë shkencore të Universitetit Bujqësor të Tiranës nga German Academic Exchange Service (DAAD- Shërbimi Gjerman i Shkëmbimit Akademik).

Të pranishëm në këtë sesion ishin Znj.Katherina Franz, Përfaqësuese e DAAD në Shqipëri dhe Znj. Sofjola Kotelli, Këshilltare pranë GIZ.

Gjatë sesionit u dhanë informacione të rëndësishme rreth bursave të studimit në fushat e shkencave të jetës si mjedis, ekonomi, agrobiznes, bioteknologji ushqimore, mjekësi veterinare dhe siguri ushqimore, shkencat pyjore etj. 

Studentët  dhe pedagoge u informuan mbi mënyrën e aplikimit në programe të ndryshme, kriteret që duhet të përmbushin, llojet e programeve që ofrojnë bursat,  procedurat e zhvillimit të programit dhe përfitimet  që iu sjell. 

Bursat e studimit të ofruar nga DAAD  mbështesin financiarisht kohëqendrimin e aplikantëve nga një vit deri në 4 vite jashtë vendit, programet universitare dhe programet e doktoraturës të tipit cotoutel- bashkëudhëheqje me supervizor në universitet pritëse gjermane, si edhe kërkimin shkencor postdoktoraturë.

Qëllimi i DAAD është të ndajnë ekspertizën dhe të sigurojnë që përvoja ndërkombëtare nga shumë këndvështrime të ndryshme të kanalizohet në një gamë të gjerë projektesh universitare të financuara nga DAAD jashtë vendit në të gjitha fushat e shkencave të jetes.


Date & Time
Monday
November 6, 2023
8:00 AM 4:00 PM Europe/Paris
Location

Universiteti Bujqësor i Tiranës

Agricultural University of Tirana
Rruga Paisi Vodica
Tirana 1025
Albania
--Universiteti Bujqësor i Tiranës--
Get the direction
Organizer

Universiteti Bujqësor i Tiranës

--Universiteti Bujqësor i Tiranës--
SHARE

Find out what people see and say about this event, and join the conversation.