Sesion informues mbi projektin IPA III 2021-2027
Në kuadër të vazhdimit të aktivitetit informues mbi programet dhe projektet, Drejtoria e Projekteve dhe Zhvillimit të UBT-së dhe Zyrat përkatëse pranë kësaj drejtorie zhvilluan sesionin informues mbi programin IPA.
Takimi u zhvillua me praninë edhe të Drejtoreshës së AAPAA (Auditimi i Programeve të Asistencës nga BE), Alba Qiriazi; Përgjegjëses së Sektorit të IPA-ve Ndërkufitar, Xherina Haxhillari; Përgjegjëses së Njësisë për Mbështetjen e KKIPA, Evelina Visoci; Drejtorin e AKKSHI, Robert Dumi; Koordinatori i Programit i IPA në UBT, Hajri Hasko dhe shumë pedagogë të tjerë.
Duke qenë në prag të hapjes së thirrjeve për programin IPA 3 ftohen të përfshihen në të stafet akademike të fakulteteve dhe njësive të tjera në UBT, doktorantët dhe të rinjtë në funksion të zhvillimit të punës kërkimore shkencore të UBT.
Ky program është një mundësi shumë e mirë për aktivitetin e kërkimit dhe zhvillimit për institucionet publike të arsimit të lartë në vend.
Gjatë sesionit informues u bë me dije mënyra e aplikimit dhe zhvillimit të projekteve mbështetur nga ky program, thirrjet e përfshirja e stafeve të UBT, eksperiencat e realizimet e suksesshme të UBT dhe sfidat e së ardhmes.