Studentë në programin "Arkitekturë Peizazhi"

Registrations are closed

Jemi të lumtur që këtë vit të ri akademik kemi rritje të fluksit të studentëve që kanë zgjedhur të studiojnë në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Interes të shtuar kanë patur edhe degët prioritare krahasuar me një vit më parë.

Kjo dëshmon rritje të cilësisë akademike, të cilësisë së stafit akademik, të infrastrukturës dhe të qasjes që ky universitet ka ndaj zhvillimit dhe ndërkombëtarizimit.

Kjo përforcohet më tepër edhe nga fakti që këtë vit akademik në programin "Arkitekturë Peizazhi"  do të zhvillojnë 1 semestër studimi disa studentë italianë të Universitetit të Tuscia-s, Itali, në kuadër të bashkëpunimit që ky universitet ka me Universitetin Bujqësor.

Ata zgjodhën të studiojnë në Shqipëri pas një vizite që kanë bërë më herët në UBT, nga ku kanë mbetur të impresionuar nga çka kanë parë dhe nga çka ofron ky Universitet për studentin.

Prioriteti i Universitetit Bujqësor janë studentët ndaj punojmë pareshtur për të krijuar mundësi të reja për shkëmbim dijesh dhe plotësim të mëtejshëm të përgatitjes së tyre profesionale, në  mënyrë që çdokush që zgjedh të studiojë në UBT të mbetet i kënaqur edhe i realizuar  profesionalisht.

 
 

Date & Time
Monday
October 2, 2023
8:00 AM 4:00 PM Europe/Paris
Location

Universiteti Bujqësor i Tiranës

Agricultural University of Tirana
Rruga Paisi Vodica
Tirana 1025
Albania
--Universiteti Bujqësor i Tiranës--
Get the direction
Organizer

Universiteti Bujqësor i Tiranës

--Universiteti Bujqësor i Tiranës--
SHARE

Find out what people see and say about this event, and join the conversation.