Takim me përfaqësues të Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun të Ambasadës së SHBA në Tiranë
Takim me përfaqësues të Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun të Ambasadës së SHBA në Tiranë dhe Institutit Shqiptar të Medias në kuadër të projektit “Zhvillimi i edukimit për median dhe informacionin në universitete shqiptare: sfidat dhe pritshmëritë”.
Takimi kishte për qëllim vlerësimin dhe nxitjen e nevojave dhe qasjeve ndaj edukimit mediatik dhe informacionit tek studentët, pedagogët dhe aktorët e tjerë.
UBT si një ndër universitetet pjesëmarrëse të këtij projekti u përfaqësua nga Prof. Dr. Romina Koto, Zëvendës Rektore për Marrëdhënien me Publikun dhe Institucionet. Ajo foli mbi përfshirjen e Universitetit në edukimin për median dhe informacionin tek studentët, rëndësinë e një nisme të tillë dhe impaktin që ka patur tek studentët.
Në kuadër të këtij projekti UBT ka zhvilluar ditë të hapura dhe sesione informuese për studentët, trajnim stafi, praktika në terren, po organizon një forum studentor për përfshirje më të gjerë të studentëve, ka ndërtuar rrjete sociale për shpërndarjen e komunikimeve të ndryshme, informimin dhe mënyrat e transmetimit të tij, aftësimin dixhital, të kuptuarit e dezinformimit, propagandës dhe PR, lajmeve face etj.