Të tjera sesione nga dita e dytë e “Konferencës së 4-të Ndërkombëtare mbi Shkencat e Bujqësisë dhe të Jetës” në UBT
Sesioni 1: Shkenca mjedisore, menaxhimi i burimeve natyrore dhe Pyjore.
Disa nga të ftuarit që zhvilluan prezantimet e tyre janë: Prof. Florian Kretschmer, Departamenti i Ujit, Atmosferës dhe Mjedisit (WAU), BOKU, Austri; Prof. Premton Thaqi, - Departamenti i Inxhinierisë së Mjedisit, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Universiteti i Prishtinës; Dr. Arta Dollani, Drejtore e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Shqipëri; Prof. Reinhard Neugschwandtner, BOKU, Austri; MSc. Denik Ulqini, Departamenti i Biologji-Kimisë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës Universiteti Luigj Gurakuqi.
Sesioni 2: Shëndeti i kafshëve dhe publiku, siguria ushqimore dhe shkenca e ushqyerjes.
Disa nga të ftuarit që zhvilluan prezantimet e tyre ishin: Prof. Alberto Crovace, Università degli Studi di Sassari, Itali; Dr. Michel Frem, SINAGRI Spin off, Universiteti i Barit (Itali); Dr. Alberto Allepuz, Universitat Autònoma de Barcelona, Spanjë; PhD. Margherita Modesti, Departamenti për Inovacionin në Sistemin Biologjik, Agro-ushqimor dhe Pyjor UNITUS, Viterbo Itali; MSc. Gianluca Albanese, Universiteti i Molise, Itali; Prof. Mario Masiello, Instituti i Shkencave të Prodhimit Ushqimor, Këshilli Kombëtar i Kërkimeve të Italisë; Prof. Gabriele Brechia, Fakulteti i Mjekësisë Veterinare, Milano, Itali; Phd. Suela Teqja, Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, Shqipëri.
Sesioni 3: Shkenca bujqësore dhe teknologjitë e prodhimit.
Disa nga të ftuarit që zhvilluan prezantimet e tyre ishin: Dr. Hysen Kokiçi, Këshilli Kombëtar i Kërkimeve të Italisë; MSc. Edlira Kaloshi, Departamenti i Farmacisë, Albanian University; Prof. Marija Srbninoska - Instituti Shkencor i Duhanit, Universiteti Shën Kliment Ohërski në Manastir, Republika e Maqedonisë së Veriut; MSc. Gazmend Gjinovci, Instituti Agrare i Kosovës.
Sesioni 4: Politikat e zhvillimit rural dhe strategjitë e menaxhimit të agrobiznesit.
Disa nga të ftuarit që zhvilluan prezantimet e tyre ishin: MSc. Klodia Kola, Albanian University.
Përgjatë gjithë ditës u zhvilluan edhe dhjetra prezantime për tema të ndryshme nga profesorë e pedagogë të UBT