Tre profesorë nga USA zhvilluan një leksion të hapur për studentët mbi temën e lidershipit.
Studentët patën mundësinë të zgjeronin dhe aftësonin njohuritë e tyre rreth fushës së udhëheqësisë nga ekspertët më të sipaktur të kësaj fushe në USA, si: Charley Eberhard, Menaxher Inxhinier në “Procter & Gambel” ; Gayle Bicknell, Lektore e Lidershipit dhe Van Bicknell, Lektor në Menaxhimin e Shitjeve dhe Lidershipit.
Leksioni ishte njëkohësisht informues dhe këshillues, ku studentët ishin shumë të përfshirë dhe interaktiv.
Sipas lektorëve, studentët duhet të kuptojnë thelbin dhe karakterin e udhëheqësisë për të qenë të aftë të arrijnë qëllimet e tyre në karrierë dhe për të qenë të suksesshëm
Udhëheqësia është e rëndësishme sepse secili prej nesh ka aftësinë për të transformuar veten, organizatën, biznesin, institucionin ku ai operon në një formë të tillë që të ketë sukses në shoqëri.
Ata bënë me dije gjithashtu se për të qenë një udhëheqës i mirë duhet të bazohesh tek identiteti i liderit, themelet e forta dhe karakteri, qëllimi, guximi, përulësia, integriteti nga brenda, kujdesi nga jashtë dhe vetëdisiplinimi.