UBT nënshkruan 7 Marrëveshje Bashkëpunimi me biznese të ndryshme
Në kuadër të “Panairit të 8 të Karrierës” që u zhvillua në kampusin e Universitetit Bujqësor disa nga bizneset shprehën dëshirën e firmosjes së një marrëveshjeje me Universitetin për zhvillimin e mundësive të bashkëpunimit në sfera të ndryshme interesi sipas fushave që ata operojnë në tregun e punës.
UBT, si qëndra më e rëndësishme nw vend e formimit universitar, pasuniversitar, kërkimit shkencor, trajnimit dhe e ekstensionit në fushën e bujqësisë, mjedisit, ushqimit, veterinarisë dhe përpunimit të drurit, tregon gjithnjë e më tepër interesin dhe gadishmërinë për zhvillimin e rrugëve të reja të bashkëpunimit me sektorin privat.
Bizneset që lidhën marrëveshje bashkëpunimi me UBT ishin:
- Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura
- AKH - Zyre Kontabiliteti
- iGreen Partners
-BOLT SHPK
- KANTINA FABA
-Fondacioni Miqtë e Kuajve
-PRAKTIKA.AL
Objektivi kryesor i këtyre marrëveshjeve ka të bëjë kryesisht me organizimin e praktikave profesionale të studentëve, zhvillimin e asistencës profesionale nga ekspertët e UBT, zhvillimin e projekteve të përbashkëta në këshillimin e karrierës dhe kërkimin shkencor, shkëmbimin e informacionit dhe veprimtarive praktike, rekrutimin e studentëve si potencial pune pranë bizneseve të tyre etj.