Universiteti Bujqësor i Tiranës (AUT) zhvillon “Konferencën e 4-të Ndërkombëtare mbi Shkencat e Bujqësisë dhe të Jetës”
Objektivi i ICOALS 2023 është t'u ofrojë studiuesve të bujqësisë dhe shkencave të jetës mundësinë për të prezantuar punën e tyre kërkimore dhe aktivitetet zhvillimore mbi bujqësinë, ekonominë rurale dhe agrobiznesin, mjedisin dhe burimet natyrore, shkencën ushqimore, sigurinë ushqimore dhe shkencën veterinare, pylltarinë dhe shkencat e ngjashme.
Në kuadër të 72-vjetorit të Universitetit Bujqësor të Tiranës konferenca u organizuar nga vetë universiteti dhe do të zgjasë deri në datën 3 nëntor 2023.
Ajo u zhvillua me mbështetjen e GIZ Albania dhe Risi Albania dhe me bashkëpunimin e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, dhe Akademise së Shkencave e Shqipërisë.
Gjatë konferencës do të zhvillohen shumë sesione nga pjesëmarrës të ndryshëm profesorë, ekspertë, specialistë nga fusha të ndryshme të bujqësisë, vendas dhe të huaj që do të mund të prezantojnë një sërë punimesh shkencore, studime, gjetje e konkluzione për tematika të ndryshme.
Gjatë ditës së parë të konferencës morën pjesë: Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Z. Anila Denaj; Z. Iven Schad, Shef i Bashkëpunimit për Zhvillim, Republika Federale e Gjermanisë; Z. Pilipp Arnold, Zëvendës Shef i Misionit në Ambasadën Zviceriane; Z. Zdravko Tusek, Sekretar i Shtetit në Ministrinë e Bujqësisë së Kroacisë; Z. Irfan Tarreli, MARD; Znj. Elisa Teneqexhiu, Menaxhere e Programit Delegacioni i BE-së; Znj. Evelina Hazizaj, ARDN në Shqipëri etj.