Universiteti Bujqësor i Tiranës mirëpret në ambientet e tij përfaqësues dhe të ftuar të Parlamentit të tretë Rural Shqiptar 2023

Registrations are closed
Parlamenti i 3-të Rural Shqiptar përfaqëson një përpjekje bashkëpunimi midis Rrjetit Shqiptar për Zhvillim Rural (ANRD) dhe 34 organizatave të veta anëtare, në partneritet me Universitetin Bujqësor të Tiranës (UBT).

Platforma synon të forcojë zërin e sektorit civil dhe privat në dobi të zhvillimit të qëndrueshëm rural, duke krijuar hapësirë për dialog e bashkëpunim, shkëmbim të këndvështrimeve rreth çështjeve të rëndësishme aktuale të zhvillimit rural dhe bujqësor, si dhe për të ofruar rekomandime për gjallërimin e jetës dhe ekonomisë rurale. Universiteti Bujqësor është partner në këtë platformë për ofrimin e mbështetjes dhe këshillimit të vazhdueshëm. 

Në fjalën e tij, Rektori i UBT Prof. Dr. Fatbardh Sallaku shprehu se ky Universitet, si i vetmi institucion i arsimit të lartë që prodhon profesionistë bujqësor në vend, ka qenë dhe vazhdon të jetë ndër partnerët më të besueshëm dhe seriozë të sektorit bujqësor. 

Ai ofroi gadishmërinë se UBT do të ofrojë burimet, njohuritë dhe ekspertizën e tij për të ndihmuar dhe zhvilluar një të ardhme të qëndrueshme rurale dhe bujqësore në nivel kombëtar. 

Tema e Parlamentit "Jeta buron nga fshati" ka në fokus dialogun e bashkëpunim konkret për të analizuar realitetin dhe për t’u njohur më nga afër me nevojat e problematikat dhe për të reflektuar mbi vizionin e prioritetet,  duke përmirësuar cilësinë e jetës në komunitetet rurale në të gjithë vendin.
Date & Time
Thursday
October 12, 2023
8:00 AM 4:00 PM Europe/Paris
Location

Universiteti Bujqësor i Tiranës

Agricultural University of Tirana
Rruga Paisi Vodica
Tirana 1025
Albania
--Universiteti Bujqësor i Tiranës--
Get the direction
Organizer

Universiteti Bujqësor i Tiranës

--Universiteti Bujqësor i Tiranës--
SHARE

Find out what people see and say about this event, and join the conversation.