Universiteti Bujqësor i Tiranës në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Universiteti Bujqësor i Tiranës në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural kanë nisur zbatimin e Skemës Kombëtare të Trajnimit në Bujqësi në qarkun e Beratit dhe të Vlorës. Ngritja e Skemës do të vazhdojë në të gjitha qarqet e vendit.
Zhvillohet java e trajnimit të fermerëve në këto dy qarqe, duke kaluar kështu në fazën e dytë të trajnimit. Faza e parë e trajnimit iu dedikua specialistëve të AREBE-ve dhe faza e dytë do t’i dedikohet fermerëve në të 12 qarqet e vendit.
Specilistët e bujqësisë dhe fermerët do të trajnohen mbi tematikën e shëndetit të bimëve, praktikat e mira bujqësore për mbarështimin e perimeve dhe drufrutorëve, sistemet e mbarështimit të kafshëve dhe të ushqyerit e kafshëve, ndryshimet klimatike dhe efekti i tyre në prodhimin bujqësor dhe blektoral si dhe për hartimin e planeve të biznesit dhe kooperimin në bujqësi.
Ngritja e Skemës Kombëtare do të bëhet e mundur nëpërmjet angazhimit të mbi 30 pedagogëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës që janë edhe specialistët më të mirë të fushave përkatëse.