Vizitë në Universitetin Bujqësor të Tiranës e Ambasadores së Izraelit në Shqipëri
Registrations are closed
Kënaqësi të presim në Universitetin Bujqësor Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Znj. Galit Peleg.
Qëllimi i kësaj vizite kishte të bënte me shkëmbimin e ideve dhe krijimin e mundësive të reja të bashkëpunimit bazuar në qasjet akademike e shkencore mes dy vendeve, në mundësitë që shfaqen aktualisht në treg dhe në prioritetet për të ardhmen.
Iu dha rëndësi përfshirjes së studentëve në projekte të ndryshme duke zgjeruar mobilitetet përmes projektit Erazmus.
Ky takim u shërbeu të dyja palëve për të njohur më mirë njëri-tjetrin dhe për të bashkëbiseduar mbi alternativat e konkretizimit edhe të një marrëveshjeje në të ardhmen.