Vlerësimi i Indikatorëve të Monitorimit të Cilësisë së Ujrave të Shkarkimit që Gjenerohen nga Industria Agro-Ushqimore
Në ambientet e Universitetit Bujqësor të Tiranës, u organizua Workshopi i dytë në kuadër të projektit dy palësh Shqipëri-Kosovë me titull:
"Vlerësimi i Indikatorëve të Monitorimit të Cilësisë së Ujrave të Shkarkimit që Gjenerohen nga Industria Agro-Ushqimore".
Ky projekt implementohet nga Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe Universiteti për Biznes dhe Teknologji në Prishtinë, i bashkëfinancuar nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) dhe
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë.
Në këtë aktivitet ishin të pranishëm grupi i punës UBT- Prishtinë:
- Prof.Assoc. Dr Fidan Feka (Dekan i Fakultetit të Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë),
-Prof.Assoc.Dr Emine (Daci) Zejnullahu (Koordinatore e projektit për palën Kosovare),
-Prof.Assoc.Dr. Luljeta Ajdini.
Gjthashtu të pranishëm në këtë takim ishin edhe studentët e ciklit të
dytë Master Profesional "'Analizat e Ushqimit', FBU.
Fokusi kryesor i workshopit ishte prezantimi rezultateve të arritura në vitin e parë të implementimit të projektit dhe rendësia në menaxhimin e mbetjeve industria ushqimore përmes zbatimit të praktikave të mira të prodhimit.
Gjatë këtij aktiviteti studentët shfaqën interes në lidhje me
"Valorizimin e mbetjeve të gjeneruara nga industria ushqimore dhe rëndësinë e aplikimit të tyre si perbërës funksional në produkte ushqimore".
Pas këtij aktiviteti u zhvillua një vizitë në ambientet e kompanisë "Cola -Cola Bottling Shqipëria"