Zhvillohet Konferenca për finalizimin e projektit EUSAIR 4 Youth
Zhvillohet Konferenca për finalizimin e projektit EUSAIR 4 Youth, të financuar nga Komisioni Evropian/EUSAIR Programe.
Në të morën pjesë Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku, përfaqësues të Komisionit Evropian për Programin EUSAIR - DG REGIO, Gilles Kittel; Jusuf Durakovic, President i UniAdrion; Emiriana Sako, kryetare e Bashkisë Durrës dhe pedagogë, kërkues shkencorë e studentë të UBT.
Qëllimi i këtij takimi kishte të bënte me krijimin e mundesive të bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit Adriatiko-Jonian dhe forcimit të lidhjeve në të ardhmen mes universiteteve, nëpërmjet shkëmbimit të dijeve dhe financimit të projekteve të ndryshme me fokus të rinjtë
Në fjalën përshëndetëse në ceremoninë e mbylljes së projektit, u ndala në rolin e Shqipërisë por edhe të bashkive në kuadër të proceseve të integrimit evropian.
Po ashtu, në takim u theksua:
- forcimi i rolit të sporteve në përfshirjen sociale dhe kohezionin brenda rajonit Adriatiko-Jonian nëpërmjet organizimit të një ngjarjeje sportive për të rinjtë nga 9 vendet e përfshira në EUSAIR.
- forcimi i rolit të të rinjve në formësimin e së ardhmes së këtij rajoni përmes organizimit të një konkursi të hapur mes grupeve të studentëve nga universitete të ndryshme të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor