Zyra e Projekteve dhe Zhvillimeve, UBT, organizoi një sezon informues në lidhje me programet Interreg Transnational Cooperation
Registrations are closed
Zyra e Projekteve dhe Zhvillimeve, UBT, organizoi një sezon informues në lidhje me programet Interreg Transnational Cooperation në kuadër të hapjes së programeve të reja Interreg 2021-2027.
Takimi ka për qëllim të informojë stafet akademike në lidhje me lehtësirat që programi i ri 2021-2027 ofron, objektivat kryesore dhe specifike, mbështetjen e ofruar nga institucioni i çertifikimit financiar CFCU pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë po edhe kapacitetet e UBT sipas fushave dhe nënfushave.
Fillimisht u bë një prezantim i Programeve Interreg Euro-Med, ADRION, Ballkan Mediterrian mbi dokumentacionet që nevojiten, administrative dhe teknike, platformat apo manualet. U bë edhe një informim mbi hapat për çertifikimin e shpenzimeve dhe çfarë duhet patur parasysh gjatë plotësimit të dokumentacionit financiar për çertifikimin në secilin nga programet.
Gjithashtu, gjatë takimit u prezantuan edhe historitë e suksesit nga UBT mbi projektet e implementuara nën programin 2014-2020, si Projekti BallkanRoad, Projekti Agrolabs dhe BALKANET.