Përgjegjëse e GMK

Prof. Asoc. Dr. Ina PAGRIA

Lektore

E-mail: ipagria@ubt.edu.al


Prof. Asoc. Dr. Ina PAGRIA prej vitit 2006 është lektore e moduleve Statistikë, Statistikë biznesi dhe Bazat e Ekonometrisë në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit. Që nga 30 Korrik 2020 është anëtare e Senatit Akademik të Universitetit Bujqësor të Tiranës, eksperte e jashtme për rektrutimet e stafit në Institutin e Statistikave si dhe anëtare e komisionit të promovimit të gradës “Doktor i Shkencave) të fakultetit. Gjatë periudhës Qershor 2016 deri në 2 Shtator 2020 ka qenë Zëvëndesdekane për Mësimin dhe Kurikulat në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit. Ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit duke qenë anëtare e Këshillit të Fakultetit gjatë viteve 2012-2016 si dhe duke qenë drejtuese e komisionit për hartimin e programeve dhe kurikulave si dhe drejtuese e grupit të punës për pajisjen me mjete didaktike të studentëve për Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit. Në vitin 2013 ka marrë titullin Profesor i Asociuar, ndërsa në vitin 2011 titullin Docent. Në vitin 2010 ka marrë gradën shkencore Doktor i Shkencave me punimin me temë” Bizneset e tipit partneritet në zhvillimin rural të vendit. Në periudhën 2004-2005 ka punuar pranë sektorit të llogarive kombëtare në Institutin e Statistikave. Në karrierën e saj profesionale vlen për t’u përmenduar kontributi në: statistikë, llogari kombëtare, menaxhim, marketing, vlerësimin e kapaciteteve prodhuese në bujqësi, zhvillimin rural.

Edukimi 

Profesor i Asociuar , Universiteti Bujqësor i Tiranës, Tiranë 2013

Docent, Univesiteti Bujqësor i Tiranës, Dhjetor Tiranë 2011

Doktor i Shkencave në Menaxhim Agrobiznesi, Univesiteti Bujqësor i Tiranës, Tiranë 2010

Master i Shkencave në Menaxhimin e Ndërmarrjeve të Agrobiznesit, Tiranë 2007

Diplomuar si Ekonomist Agrobiznesi, Universiteti Bujqësor i Tiranës, Tiranë 2004 (Diplomë- Student i Dalluar).

Lendët

Statistikë, Statistikë biznesi, Bazat e Ekonometrisë, Ekonometri

Kerkimet Shkencore

Modelet statistikore dhe ekonometrike, drejtimi i agrobiznesit, bizneset e tipit partneritet, bujqesiaanaliza e sjelljes së konsumatorit, diagnostika e zonave rurale, dhe financë

Shkarko CV