Dekani Fakulteti i Shkencave Pyjore

Prof. Dr. Leonidha PERI

Dekan Fakulteti i  Shkencave Pyjore

E-mail: leonidha.peri@ubt.edu.al


Prof. Asoc. Leonidha Peri ështe diplomuar si “Inxhinier Pyjesh” në vitin 1991 nga Fakulteti i Shkencave Pyjore të Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Pas një periudhe pune 2 (dy) vjeçare si inxhinier pyjesh në Ndërmarrjen e Përpunim Drurit Mirditë, në vitin 1993 u bë pjesë e stafit akademik të Fakultetit të Shkencave Pyjore.

Nga 1994 deri 1998 ka kryer studime pasniversitare dhe një specializim afatgjatë në Ekonomi dhe Politikë Pyjore pranë Fakultetit të Shkencave Pyjore dhe Ekologjisë së Pyllit, të Universitetit Georg-August të Goettingenit në Gjermani.

Fusha e tij e ekspertizës përfshin ekonominë dhe vlerësimin në pyje, ekonominë e burimeve natyrore, analizën e politikave pyjore si dhe marketingun e produkteve drusore dhe ka drejtuar Grupit mësimor-Kërkimor “Ekonomia dhe Politika Pyjore” për shumë vite.

Prof. Peri është staf akademik i Fakultetit të Shkencave Pyjore që prej viti 1993 dhe mbulon fushat e mësipërme të ekspertizës që prej vitit 1998. Ka mbrojtur doktoraturën në fushën e tregjeve të produkteve drusore në 2008 dhe mban titullin Prof. Asoc. prej vitit 2013.

Ka përfaqësuar FSHP-në në disa projekte të financuara nga programet e Bashkimit Europian (Tempus-Erasmus+/IPA) dhe në shumë projekte të tjera kombëtare dhe rajonale të financuara nga donatorë ndërkombëtare.

Prof. Peri është autor i më shumë se 32 artikujve shkencore dhe shumë prezantimeve në konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit. Ai zotëron shumë mire gjuhën angleze dhe gjermane dhe mund të komunikojë dhe në gjuhën italiane dhe frënge.

Prof. Peri është Dekan i FSHP-së që prej vitit 2016 dhe aktualisht në mandatin e tij të dytë.


Edukimi

PhD – Tregjet dhe tregtia e jashtme me produkte pyjore e drusore/ Fakulteti i Shkencave Pyjore/Universiteti Bujqësor i Tiranës/2008

Diplomë e Integruar në Inxhinieri Pyjore/Fakulteti i Shkencave Pyjore/Universiteti Bujqësor i Tiranës/1991

 

Lëndët:

Bachelor –  Ekonomia dhe Vlerësimi në pyje/Tregjet dhe marketingu i produkteve drusore

Master Profesional –  Evolucioni i institucioneve të veprimit kolektiv

Mastër Shkencor –  Ekonomia e burimeve natyrore/Tregjet dhe marketingu ndërkombëtar i produkteve drusore

Doktoraturë –  Metodologjia e Kërkimit Shkencor

 

Interesat kërkimore

Vlerësimi në pyje/Analiza e tregjeve dhe marketingu i produkteve pyjore e drusore/Politika dhe legjislacioni në sektorin e pyjeve/Qeverisja e qëndrueshme e pyjeve komunalë.


Shkarko CV