MISIONI

Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT) është një nga universitetet më të mira në Shqipëri dhe bashkon trajtimin e çeshtjeve shkencore, teknike dhe social-ekonomike.

UBT është një Institucion lider i Arsimit të Lartë në vend, ku shkenca dhe studentët shkëmbejnë ide me aktorë të ekonomisë dhe politikës për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe mjedisor të shoqërisë sonë.

UBT e sheh veten si një lider inovacioni në ekonominë e gjelbër, me synimin për të integruar qëndrueshmërinë në të gjitha proçeset në shoqëri.

UBT zbaton dhe promovon kërkimin bazë, aplikativ dhe zhvillimor dhe ndjek përsosmërinë dhe cilësinë më të lartë, si dhe kriteret më të larta etike në të gjitha fushat shkencore.

Bazuar në kërkimet e veta, shqiptare dhe të huaja, UBT edukon shkencëtarë dhe profesionistë të lartë të të menduarit kritik, të kualifikuar për të udhëhequr zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe mjdisor në vend.

UBT inkurajon studimin ndërdisiplinor dhe multidisiplinar, shkëmben rezultatet e arritjeve në shkencë me universitete dhe institucione të tjera kërkimore shkencore, duke kontribuar kështu në thesarin e njohurive shqiptare dhe botërore, si dhe duke kontribuar në transferimin e këtyre arritjeve midis studentëve dhe përdoruesve të tjerë.

UBT bashkëpunon me organizata nga ekonomia dhe shërbimi në sektorin publik dhe privat, me organizatat shtetërore, komunitetet lokale dhe shoqërinë civile. Me këtë bashkëpunim përshpejton përdorimin e arritjeve të veta kërkimore dhe arsimore dhe kontribuon në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik te vendit.