Lektor

 

Prof. Dr. Lush SUSAJ

Lektor

E-mail: lsusaj@ubt.edu.al



Disiplinat

Ekologji, Bioteknologji, Biostatistika, Agronomi, Shkenca bimore, Bujqesore, Shkenca ushqimore


Aftësitë dhe Ekspertiza

Fiziologjia e bimëve, Kimia e ushqimit, Analiza e ushqimit, Biologjia e bimëve, Cilësia e ushqimit, Shkenca dhe teknologjia e ushqimit,  Fermentimi, Kromatografi, Eekologjia, Bioteknologjia.




Lektor në Departamentin e Hortikulturës dhe Arkitekturës së Peizazhit, në disiplinat e Ampelografisë dhe Vreshtarisë, fokusuar në origjinën, përhapjen dhe rajonizimin e kultivarëve të hardhisë; testimin për sjelljen e kultivarëve dhe nënshartesave në kushtet e stresit abiotik dhe biotik; teknologjitë dhe skemat më produktive të kultivimit dhe administrimit të vreshtave në tenda dhe spaliera vertikale; krijimin dhe administrimin e tendave të rrushit të tavolinës në fushë të hapur dhe fushë të mbrojtur; teknologjitë e prodhimit nga vreshtat organike, biodinamike dhe nga pjergullat. Një interes i veҫantë i hulumtimit për Prof. Susaj është grumbullimi, interpretimi dhe regjistrimi i fakteve historike, i toponimeve, i fjalëve të urta dhe ngjarjeve të tjera të shkruara që dëshmojnë për kultivimin e vreshtave në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit, në Antikitet, në Mesjetë e deri në ditët e sotme. Profesor Lush Susaj është diplomuar si Inxhinier Agrar, në degën Pemëtari-Vreshtari në vitin 1986 dhe në Filozofi (shkencat politiko-juridike) në vitin 1988, Master Shkencash 2002, Doktor i Shkencave Bujqësore në 2005, Prof.As, në vitin 2012 dhe Prof.Dr. në vitin 2015. Përvoja mësimdhënëse e Prof. Dr. Lush Susaj ka nisur në vitin 2003, në lëndët Ampelografia, Vreshtaria, Mekanizimi i Vreshtave, Vreshtaria Alternative, Lulëtaria, Shtimi i Pemëve Frutore, Frutat e Rralla dhe Lëndët e Para me Origjinë Bimore. Prof. Lush Susaj angazhohet gjerësisht si ekspert dhe konsulent në shumë projekte zhvillimi për vreshtarinë dhe enologjinë në fermat dhe në kantinat bujqësore, në Gjykatën e Apelit, në Radio, në Televizione dhe në Redaksitë e gazetave të përditshme, si dhe në projekte zhvillimore me organizata ndërkombëtare si GIZ, USAID, MADA, SEEDNET, HORTIVAR, etj.