Administrator FBM

Përgjegjës Departamenti Prof. Asoc. Dr. Lirika Kupe

 

Prof. Dr. Ilir KRISTO

Dekan FBM

E-mail: ikristo@ubt.edu.al 


Ai është Profesor në Departamentin e Agromjedisit dhe Ekologjisë. Ka përfunduar studimet universitare në vitin 1981 pranë Fakultetit të Agronomisë të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Në Gusht 1989 mbrojti tezën e doktoraturës në shkencat bujqësore pranë UBT.
Në 2005 mori titullin “Profesor”. Aktualisht zhvillon mësim në disa module si Hyrje në Shkencën e Tokës, Bazat e Prodhimit Bimor, Shkencë toke e Avancuar dhe Menaxhimi i Burimeve Natyrore. Gjatë aktivitetit të tij akademik dhe kërkimor ka botuar disa tekste universitare dhe artikuj shkencor në revista të njohura kombëtare dhe ndërkombëtare.

Shkako CV 


Prof. Asoc. Dr. Lirika Kupe është diplomuar si Biologe pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës në vitin 2001. Po këtë vit ka filluar punë në Katedrën e Botanikës, Universiteti Bujqësor i Tiranës. Ajo ka kryer studimet në nivelin SHPU (Shkollë Pasuniversitare) në vitin 2003, mbi “Cilësinë e ujërave bazuar në parametrat biologjikë “Taksonomia e algave dhe ekologjia e ujërave të ëmbla si dhe ndikimi i tokave bujqëore në këto ujëra”, ku një pjesë të punimit e realizoi pranë Instiutit Botanik të Insbruckut në Austri. Në vitin 2006 filloi studimiet e Doktoraturës në po të njëjtën fushë, pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës. Gjithashtu një pjesë të PhD e ka realizuar pranë “Institutit Limnologjik”, Zȕrich. Që nga viti 2009, mban titullin “Profesor i Asociuar”. Gjatë asaj periudhe dhe në vazhdim, ka thelluar studimet e saj në këtë fushë duke qenë autore dhe bashkautore në rreth 2 monografi, 2 tekste mësimore, 33 revista shkencore si dhe ka marrë pjesë në rreth 47 konferenca apo simpoziume ndërkombëtare dhe kombëtare. Gjithashtu ka marrë pjesë si eksperte në projekte ndërkombëtarë në fushën e biodiversitetit dhe menaxhimit të mjedisit si (SCOPES, CPWB, NIVA, UNDP, SANE, RBMT, etj). Ka kryer një sërë specializimesh afatgjata pranë Institutit Limnologjik (Universiteti i Zȕrich, Universiteti i Insbruckut – Austri, pranë Universitetit të Tekirda (Turqi), Universitetit të Hoenheim (Gjermani), Trento (Itali), bashkëpunime afatgjata me Institutin Hidrobiologjik të ujëave (Ohër – Maqedoni), etj. Ajo zhvillon aktivitetin mësimor në lëndën e “Botanikës së Përgjithshme” që nga viti 2001, si dhe lëndën “Trajtimi Energjetik i Mbetjeve” në Masterin Shkencor “Energjitë e Rinovueshme”. Aktualisht, Prof. Kupe është Drejtuese e Departamentit të Shkencave Agronomike.


CV Lirika Kupe