Programi i transparencës
Në përputhje me nenin 7 të Ligjit Nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Universitetin Bujqësor të Tiranës
Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit Nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”. Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmesë së cilës autoriteti publik ndërton dhe rrit trasparencën e tij institucionale, nën garancinë e Ligjit “Për të Drejtën e Informimit”, UBT do të përditësojë herë pas here Programin e Trasparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të Ligjit “Për të Drejtën e Informimit”.
Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë trasparent veprimtarinë e punës së UBT-së, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.ubt.edu.al; si dhe në mjediset e pritjes së publikut. Programi i trasparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike, si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin.
Në përmbajtje të programit të trasparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë.
Dokumenti i bërë publik do të jetë i përditësuar në formë dhe përmbajtje. Faqja zyrtare e UBT-së është e ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruatjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave etj.
Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.
- PARIME TË PËRGJITHSHME
Parimet kryesore në të cilën mbështetet Programi i Trasparencës së UBT-së janë:
- “E drejta për informim” është e drejtë kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjash
- Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave. UBT-ja ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
- Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarin e UBT-së dhe përkatësisht ligji Nr.80/2015: Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në republikën e shqipërisë”.
- Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë dhe të kuptueshme.
- Organi mbikqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të dhënave personale (këtej e tutje KDIMDP).
- Rishikimi i programit të transparencës bëhët sipas së njëjtës procedurë përmes së cilës është bërë miratimi i tij.
- Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë:
– I plotë;
– I saktë;
– I përditësuar;
– I thjeshtë në konsultim;
– I kuptueshëm;
– Lehtësisht i aksesueshëm;
– I pajtueshëm me dokumentet origjinal në posedim të autoritetit publik.
III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË
Informacioni i lejuar për publikun është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”.
Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Universiteti Bujqësor i Tiranës vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.ubt.edu.al; dhe në mjediset te tij të pritjes informacionet si më poshtë:
– Strukturën organizative të autoritetit publik;
– Tekstet e plota të konventave që janë ratifikuar, të ligjeve të akteve nënligjore, të kodeve të sjelles, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokumenti tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;
– Informacion që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;
– Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;
– Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe përshkrim të procedurave të përzgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime;
– Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit;
– Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit. Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifa e licencave ose e çdo forme tjetër e financimit të drejtëpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara;
– Informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkuruese të koncesionit/partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit Nr. 9634, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar dhe ligjit Nr. 125/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë: listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallërave të kontraktuara, informacion për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme;
– Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standartet për cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për ti përfituar ato, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;
– Çdo mekanizëm dhe procedurë tjetër për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik e autoriteti publik, procedura përmesë së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimin e tyre apo të ndikojnë në autoritetin publik, procedura përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimin e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo lloj mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të UBT-së, një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;
– UBT-ja, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje dixhitale të faqes së tij zyrtare në internet, të plotësuar me informacion që kërkohet në programin e miratuar të transparencës si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;
– Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejt për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga UBT-ja. Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë që ai dryshon.
REKTOR I UNIVERSITETIT BUJQËSOR TË TIRANËS: PROF. DR. FATBARDH SALLAKU
Prof. Dr. Fatbardh Sallaku është pedagog pranë Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit që prej vitit 1990. Gjatë periudhës 2008-2016, Prof. Sallaku ka drejtuar Departamentin e Agromjedisit dhe Ekologjisë duke kontribuar në diversifikimin e programeve të reja mësimore, ngritjen dhe akreditimin e Laboratorit Shkencor të Mjedisit.
Në periudhën 2016-2020 ai ka shërbyer si Dekan i Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit. Ai është diplomuar si “Agronom i Përgjithshëm” në Universitetin Bujqësor të Tiranës në vitin 1990 ku edhe punoi fillimisht si asistent lektor. Prof. Sallaku ka kryer studimet e doktoraturës dhe ka mbrojtur gradën “Doktor” në vitin 1996.
Prof. Fatbardh Sallaku ka kryer specializime dhe kërkime shkencore në disa universitete europiane të tilla si: “Queen’s University of Belfast”, UK (1994); “Agriculture University of Padova”, Italy (1996); “Institute of Soil Science & Conservation”, Giessen Germany (1998-2002); “Humboldt University of Berlin”, Germany (2004-2005), etj. Ai mban titullin “Profesor” që prej vitit 2010 dhe është lektor pranë Grupit Mësimor Kërkimor të “Shkencës së Tokës” në lëndët “Menaxhimi dhe Administrimi i Tokës”, “Vlerësimi dhe Menaxhimi i Burimeve Natyrore” etj.
Prej shumë vitesh ka fokusuar kërkimin dhe ekspertizën shkencore tek aspektet mjedisore që lidhen me tokën, degradimin dhe mbrojtjen e saj, tek problematikat e zhvillimit rural, politikat agro-mjedisore etj. Ai numëron rreth 60 publikime nga të cilët 10 artikuj shkencorë janë të indeksuara në ‘’Impact Factor’’ ose ‘’Scopus’’ në revista të njohura si: “Environmental Modeling & Assessment”, “Journal of Chemical Technology and Metallurgy”, “Ecology, Environment and Conservation”, “Research Journal of Agricultural Science”, “Journal of Ecological Engineering”, “Journal of Food Agriculture and Environment”.
Ai ka marrë pjesë si koordinator shkencor ose anëtar i ekipeve kërkimore në mbi 40 projekte kërkimore konkuruese kombëtare dhe europiane të tilla si; TEMPUS, Interreg, CB, USAID, FAO, etj. Gjithashtu ka marrë pjesë si folës në mbi 60 konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare ndërsa në vitin 2019 ka organizuar dhe drejtuar Konferencën Europiane të Shkencës së Tokës në Tiranë.
Aktiviteti dhe karriera e tij shtrihet përtej sferës akademike, pasi ka shërbyer dhe shërben për organizata dhe kompani ndërkombëtare dhe lokale si drejtues projektesh dhe ekspert ndërkombëtar dhe lokal në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni e Veriut për çështje të lidhura me Politikën e Përbashkët Bujqësore të BE-së, në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit rural.
Në datën 30 korrik 2020 ai u zgjodh Rektor i UBT-së duke marrë zyrtarisht detyrën në 24 gusht të po të njëjtit vit.
ZËVENDËS REKTOR PËR MËSIMIN: PROF. ASOC. DR. ILIR KAPAJ
Prof. Dr. Ilir Kapaj
E-mail:
ikapaj@ubt.edu.al;
CV
Google Site I.Kapaj
Ilir KAPAJ ka lindur në Fier në vitin 1975. Në Shtator të vitit 2001 ka përfunduar studimet e larta pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës, në Fakultetin e Bujqësisë, në Departamentin e Drejtimit të Agrobiznesit. Në shtator të vitit 2004 ka përfunduar studimet master në “Shkenca të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore dhe Menaxhimit të Burimeve Natyrore në Tropik dhe Subtropik”, Fakulteti i Bujqësisë, Universiteti Hohenheim, Shtutgart, Gjermani. Në vitin 2011 ka marrë gradën shkencore ‘’Doktor’’ në Ekonomiks Bujqësor në Universitetin e Hohenheim-it Stuttgart/Gjermani.
Fokusi i punimit të doktoraturës ka të bëjë me sistemet ndërkombëtarisht të njohura të menaxhimit të cilësisë dhe rëndësisë së aplikimit të këtyre sistemeve nga industria agropërpunuese në Shqipëri, si një faktor i rëndësishëm për të siguruar cilësinë dhe për të qenë konkurues në tregjet rajonale dhe ato europiane. Që nga maji i 2015-ës mban titullin “Profesor i Asociuar” marrë në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Prej vitit 2001 ai është pedagog në Departamentin e Drejtimit të Agrobiznesit si përgjegjës për modulet Ekonomiksi Menaxherial dhe Menaxhimi i Cilësisë. Në periudhën 2012-2016 ka mbajtur postin e zv/dekanit dhe ka qenë përgjegjës për programin e Doktoraturës pranë FEA-s. Nga muaji prill 2016 deri në gusht 2020, ka mbajtur pozicionin e përgjegjësit të departamentit “Drejtim Agrobiznesi”. Në shtator të 2020-ës është emëruar zv/rektor për mësimin në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Ai ka botuar 20 artikuj shkencorë dhe ka marrë pjesë në 28 konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka qenë dhe është i përfshirë në më shumë se 12 projekte kombëtare dhe ndërkombëtare dhe në më shumë se gjysmën e tyre ka qenë koordinator projekti. Fushat e interesit janë Menaxhim Agrobiznesi, Ekonomiksi Menaxherial, Menaxhimi i Fermave si dhe Menaxhimi i Cilësisë dhe Siguria Ushqimore.
PËRGJEGJËSITË & KOMPETENCAT:
Zëvendës rektori për mësimin ka këto detyra dhe kompetenca:
- Organizon dhe kontrollon punën mësimore në nivel universiteti (UBT).
- Ndjek hartimin dhe zbatimin e planeve dhe të programeve mësimore për ciklet e studimit (bachelor, master shkencor, master profesional, master ekzekutiv dhe doktoratë në fakultete dhe departamente).
- Harton strukturën e vitit akademik për procesin mësimor në shkallë universiteti dhe ia paraqet Rektorit për miratim.
- Në bashkëpunim me fakultetet e universitetit i paraqet Rektoratit kuotat dhe kriteret e pranimit në ciklin e parë, të dytë dhe tretë të studimeve.
- Kontrollon dhe përgjithëson përvojën mësimore të departamenteve/fakulteteve të UBT-së gjatë procesit mësimor.
- Përgatit në bashkëpunim me strukturat ndihmëse raportin e veprimtarisë mësimore të universitetit dhe ia paraqet Senatit Akademik për miratim.
ZËVENDËS REKTOR PËR SHKENCËN DHE PROJEKTET: PROF. ASOC. DR. ERINDA LIKA
Prof. Dr. Erinda Lika
E-mail:
elika@ubt.edu.al
;
CV
Erinda LIKA ka përfunduar studimet në Universitetin Bujqësor të Tiranës në vitin 2004 dhe është diplomuar “Mjek Veteriner” me rezultate shumë të larta duke marrë diplomën “Shkëlqyeshëm“.
Në mars të vitit 2005 u emërua asistent-pedagoge në lëndën “Kirurgji Veterinare“. Në vitin 2009 me temën: “Studimi i patologjive të kornesë në kafshët e shoqërimit” fiton gradën shkencore “Doktor” në Veterinari dhe në shkurt të vitit 2013 fiton titullin akademik “Profesor i asociuar”.
Në vitin 2009, Prof. Lika shërbeu si titullare e modulit Anestezia Veterinare pranë Fakultetit të Mjekësisë Veterinare dhe nga viti 2019 dhe në vazhdim është titullare e modulit të Farmakologjisë Veterinare dhe Farmakovigjilencës dhe Oftalmologji Veterinare pranë Grupit Mësimor-Kërkimor “Parazitologji farmakologji”. Në vitet 2012-2016 ka qenë kryetare e grupit kërkimor- shkencor “Sëmundjet e ripërtypsave dhe kirurgjia”. Aktiviteti botues i saj në formën e teksteve universitare, artikujve shkencorë (brenda dhe jashtë vendit), posterave, etj është mjaft i gjerë.
Prof. Lika ka kryer një numër të konsiderueshëm specializimesh dhe ka zhvilluar cikël leksionesh si lektore e ftuar në një sërë universitetesh të huaja të tilla si Fakulteti i Mjekësisë Veterinare Budapest, Fakulteti i Mjekëisë Veterinare Zagreb, Fakulteti i Mjekëisë Veterinare Perugia, Fakulteti i Mjekësisë Veterinare Estoni, Fakulteti i Mjekëisë Veterinare Milano, Universiteti i Mjekësisë Veterinare Vienë, Austri, etj, por gjithashtu në fushën e anestezi/oftalmologjisë kirurgjikale në kafshët e shoqërimit, farmakologji/oftalmologji, kirurgji e kafshëve të vogla etj.
Fusha kryesore e ekspertizës dhe kërkimit shkencor të saj është anestezia dhe patologjitë e syrit në kafshët e shoqërimit. Ajo ka sërë publikimesh nga të cilat dhe artikuj shkencorë të indeksuara në Impact factor ose Scopus në revista të njohura. Krahas publikimeve ajo ka realizuar një numër të konsiderueshëm referimesh dhe kumtesa në sesione shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Në maj të vitit 2010 ka qenë organizatore e Kongresit XVIII Ndërkombëtar të Federatës për Shëndetin dhe Prodhimtarinë e Ruminantëve (the XVIII Congress of Mediterranean Federation for health and production of ruminants), organizuar në Shqipëri.
Ajo ka marrë pjesë si koordinatore në disa projekte si ‘’Ceepus VetNest’’ dhe pjesëmarrëse në COST Combatting Anthelmintic Resistance in Ruminants, COST Action: CA18217 – “European Netëork for Optimization of Veterinary Antimicrobial Treatment” etj.
Gjatë periudhës 2016-2019 ka shërbyer si zv/dekane për shkollën e Doktoraturës pranë Fakultetit të Mjekësisë Veterinare dhe gjatë viteve 2019-2020 ka shërbyer si Dekane e Fakultetit të Mjekësisë Veterinare.
Prej datës 1 Shtator 2020 e në vazhdim është zv/rektore e Shkencës dhe Projekteve.
PËRGJEGJËSITË & KOMPETENCAT:
Zëvendës rektori për shkencën dhe projektet ka këto detyra dhe kompetenca:
- Ndjek dhe kontrollon ecurinë e zhvillimit të punës shkencore në nivel universiteti (UBT).
- Kontrollon punën për specializimet pasuniversitare afatgjata brenda dhe jashtë shtetit të punonjësve mësimorë-shkencorë të UBT-së.
- Ndjek bashkëpunimin shkencor të njësive të UBT-së me institucione kërkimore-shkencore, universitete të tjera (brenda dhe jashtë vendit), firma, ndërmarrje prodhimi etj.
- Organizon dhe harmonizon kryerjen e studimeve për zhvillimin perspektiv të Universitetit Bujqësor të Tiranës në fushën e kërkimit dhe ia paraqet Rektorit.
- I paraqet Rektorit projektet e mundshme lidhur me punën shkencore.
- Përgatit në bashkëpunim me strukturat ndihmëse raportin e veprimtarise kërkimore të Universitetit dhe ia paraqet Senatit Akademik për miratim.
ZËVENDËS REKTOR PËR MARRËDHËNIET ME INSTITUCIONET DHE PUBLIKUN: PROF. ASOC. DR. ROMINA KOTO
Prof. Asoc. Dr. Romina Koto
E-mail: rkoto@ubt.edu.al; CV
Google Site R.Koto
Romina Koto
Doktor me temë “Vleresimi ekologjik dhe ekonomik i Lagunës së Karavastasë” , Universiteti Bujqësor i Tiranës, 2015.
Master i Nivelit te II, MBA, Administrim dhe Menaxhim ,Kërkim Shkencor, Universiteti I Pisa, Itali, 2011
Bachelor në Komunikim në Ente Private dhe Shtetërore, Studim i sistemeve të informacionit mjedisor Universiteti i Perugia, Itali,2008.
Bachelor në Komunikim Ndërkombëtar, Menaxhimi i sistemeve dhe strumentave komunikative, Universiteti i Perugia, Itali, 2006.
PËRGJEGJËSITË & KOMPETENCAT:
Zëvendës rektori për Marrëdhëniet me Institucionet dhe Publikun ka këto detyra dhe kompetenca:
- Organizon dhe kontrollon ecurinë e bashkëpunimit bilateral të UBT-së me universitetet, institucionet dhe organizatat homologe brenda dhe jashtë vendit
- Kontrollon dhe siguron së bashku me donatorët dhe institucionet e tjera mbështetëse mundësinë e fondeve për kërkimin dhe inovacionin teknologjik në UBT
- Koordinon dhe kontrollon punën, për promovimin e Institucionit: në Portalin e UBT, Newsletter e UBT
- Kontrollon dhe siguron zbatimin me rigorozitet të rregullores se brandimit të UBT dhe siguron qëndrueshmërinë e kanaleve të komunikimit
-
Struktura e pagave të personelit të UBT;
UNIVERSITETI BUJQESOROR I TIRANES |
|||||||||||
ADMINISTRATORI |
REKTORI |
||||||||||
Edmond Terthorja |
Prof. Dr. Fatbardh Sallaku |
STRUKTURA ORGANIZATIVE _ VITI 2021 |
|||||||||||
|
|||||||||||
Numeri Punonjesve/Emertimet Organike |
UBT |
REK. |
FBM |
FEA |
FBU |
FSHP |
FMV |
IRGJ |
FDE |
ADMI. |
TOT. |
TOTALI UBT |
0 |
45 |
159 |
112 |
57 |
49 |
64 |
19 |
39 |
55 |
599 |
Rektorati |
4* |
45 |
2* |
1* |
0 |
0 |
1* |
0 |
0 |
0 |
45 |
Rektor |
1* |
|
1* |
|
|
|
|
|
|
|
0 |
Zv. Rektor |
3* |
|
1* |
1* |
|
|
1* |
|
|
|
0 |
Asist. Rektori (Special./sek. Sen. Akademik) |
1* |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
0 |
Drejtoria e Burimeve Njerezore dhe Sherbimeve Juridike |
|
7 |
|
|
|
|
|
|
|
|
7 |
Drejtoir |
|
1 |
|
|
|
|
|
|
|
|
1 |
Sektori Burimeve Njerezore dhe Trajnimeve |
2* |
1 |
|
|
|
|
|
|
|
|
1 |
Sektori i Sherbimeve Juridike |
1* |
2 |
|
|
|
|
|
|
|
|
2 |
Sektori i Dokumentacionit |
|
3 |
|
|
|
|
|
|
|
|
3 |
Drejtoria e Sherbimeve Mesimore dhe Studenteve |
1* |
19 |
|
|
|
|
|
|
|
|
19 |
Drejtoir |
1* |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
0 |
Sektori i Sekretarise Mesimore&Sherbimet per Studentet |
1* |
13 |
|
|
|
|
|
|
|
|
13 |
Sektori i Karrieres dhe Alumnit |
1* |
5 |
|
|
|
|
|
|
|
|
5 |
Sektori i Statistikes |
|
1 |
|
|
|
|
|
|
|
|
1 |
Drejtoria e Programeve dhe Sigurimit te Cilesise |
1* |
1 |
|
|
|
|
|
|
|
|
1 |
Drejtor |
1* |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
0 |
Sektori i Programeve dhe Kurrikulave |
2* |
1 |
|
|
|
|
|
|
|
|
1 |
Sektori i Sigurimit te Cilesise |
3* |
0 |
|
|
|
|
|
|
|
|
0 |
Drejtoria e Projekteve dhe Zhvillimit |
1* |
1 |
|
|
|
|
|
|
|
|
1 |
Drejtoir |
1* |
0 |
|
|
|
|
|
|
|
|
0 |
Sektori i Programeve Erasmus dhe Mobiliteteve |
3* |
0 |
|
|
|
|
|
|
|
|
0 |
Sektori I Projekteve IPA |
3* |
0 |
|
|
|
|
|
|
|
|
0 |
Sektori I projekteve COST |
3* |
0 |
|
|
|
|
|
|
|
|
0 |
Sektori i Projekteve INTERREG IVCUBT |
3* |
0 |
|
|
|
|
|
|
|
|
0 |
Sektori i Projekteve CEPUS |
3* |
0 |
|
|
|
|
|
|
|
|
0 |
Sektori Projekteve HORIZON 2020 |
3* |
0 |
|
|
|
|
|
|
|
|
0 |
Sektori i Projekteve Kombetare |
3* |
0 |
|
|
|
|
|
|
|
|
0 |
Specialist i zyres se Projekteve |
0 |
1 |
|
|
|
|
|
|
|
|
1 |
Drejtoira e Shkences dhe Promovimit Akademik |
1* |
2 |
|
|
|
|
|
|
|
|
2 |
Drejtoir |
1* |
0 |
|
|
|
|
|
|
|
|
0 |
Sektori i Kerkimit Shkencor dhe Promovimit Shkencor |
3* |
0 |
|
|
|
|
|
|
|
|
0 |
Sektori i Promovimit Akademik |
1* |
2 |
|
|
|
|
|
|
|
|
2 |
Sektori i Botimeve dhe Eventeve |
3* |
0 |
|
|
|
|
|
|
|
|
0 |
Drejtoria e Mardhenieve Institucionale |
1* |
1 |
|
|
|
|
|
|
|
|
1 |
Drejtoir |
1* |
0 |
|
|
|
|
|
|
|
|
0 |
Sektori i Mardhenieve me Jashte |
2* |
1 |
|
|
|
|
|
|
|
|
1 |
Sektori i Mardhe me Institucionet dhe Donatoret |
3* |
0 |
|
|
|
|
|
|
|
|
0 |
Drejtoira e Mardhenieve me Publikun |
|
6 |
|
|
|
|
|
|
|
|
6 |
Drejtoir |
|
1 |
|
|
|
|
|
|
|
|
1 |
Sektori i Mardhenieve me Publikun |
2* |
1 |
|
|
|
|
|
|
|
|
1 |
Sktori i teknologjise se Informacionit |
|
4 |
|
|
|
|
|
|
|
|
4 |
Sektori Bibliotekes |
|
8 |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
8 |
FAKULTETET |
UBT |
REK. |
FBM |
FEA |
FBU |
FSHP |
FMV |
IRGJ |
FDE |
ADMI. |
TOT. |
TOTALI |
0 |
0 |
159 |
112 |
57 |
49 |
64 |
19 |
2 |
0 |
462 |
DEKANATI |
0 |
0 |
4* |
4* |
4* |
4* |
4* |
0 |
0 |
0 |
0 |
Dekan |
|
|
1* |
1* |
1* |
1* |
1* |
|
|
|
0 |
Zv. Dekan |
|
|
3* |
3* |
3* |
3* |
3* |
|
|
|
0 |
Asist. Dekani (Specialiste) |
|
|
1* |
1* |
1* |
1* |
1* |
|
|
|
0 |
Stafi Akademik |
0 |
0 |
91 |
92 |
31 |
32 |
39 |
0 |
0 |
0 |
285 |
Profesore |
|
|
45 |
17 |
5 |
11 |
16 |
|
|
|
94 |
Prof. as. |
|
|
18 |
25 |
3 |
11 |
10 |
|
|
|
67 |
Dr. Docente |
|
|
1 |
9 |
0 |
1 |
0 |
|
|
|
11 |
Dr |
|
|
13 |
27 |
20 |
7 |
11 |
|
|
|
78 |
MsC |
|
|
14 |
14 |
3 |
2 |
2 |
|
|
|
35 |
Staff Kerkimor Akademik |
0 |
0 |
10 |
0 |
7 |
0 |
4 |
11 |
2 |
0 |
34 |
Profesore |
|
|
1 |
0 |
0 |
|
0 |
4 |
0 |
|
5 |
Prof. as. |
|
|
1 |
0 |
0 |
|
0 |
3 |
1 |
|
5 |
Dr |
|
|
6 |
0 |
4 |
|
3 |
2 |
1 |
|
16 |
MsC |
|
|
2 |
0 |
3 |
|
1 |
2 |
0 |
|
8 |
Stafi ndihmes akademik |
0 |
0 |
47 |
8 |
10 |
11 |
14 |
2 |
0 |
0 |
92 |
nga keta: |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Pergjegjes sektori |
|
|
2 |
|
|
1 |
2 |
|
|
|
5 |
Specialist |
|
|
20 |
6 |
9 |
7 |
8 |
1 |
|
|
51 |
Laborante |
|
|
25 |
2 |
1 |
3 |
3 |
1 |
|
|
35 |
Preparator |
|
|
0 |
|
|
|
1 |
|
|
|
1 |
Stafi administrativ |
0 |
0 |
9 |
10 |
7 |
5 |
5 |
6 |
0 |
0 |
42 |
Nga keta: |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Administrator te njesise kryesore |
|
|
1 |
1 |
1 |
1 |
1 |
|
|
|
5 |
Laborant zbatues |
|
|
0 |
|
1 |
|
|
|
|
|
1 |
Punetori sherbimi |
|
|
2 |
1 |
1 |
1 |
1 |
1 |
|
|
7 |
Punetor bujqesie |
|
|
0 |
|
|
|
|
5 |
|
|
5 |
Teknik sherbimi |
|
|
0 |
1 |
|
|
|
|
|
|
1 |
Punetore pastrimi |
|
|
6 |
7 |
4 |
3 |
3 |
|
|
|
23 |
Njesi e Menaxhimit Ekonomik dhe Financiar |
0 |
0 |
2 |
2 |
2 |
1 |
2 |
0 |
0 |
0 |
9 |
Pergjegjes sektori |
|
|
1 |
1 |
0 |
0 |
0 |
|
|
|
2 |
Specialist |
|
|
1 |
1 |
2 |
1 |
2 |
|
|
|
7 |
FDE |
UBT |
REK. |
FBM |
FEA |
FBU |
FSHP |
FMV |
IRGJ |
FDE |
ADMI. |
TOT. |
TOTALI |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
37 |
0 |
37 |
DREJTORIA |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
5 |
0 |
5 |
Drejtor |
|
|
|
|
|
|
|
|
1 |
|
1 |
Specialist Agronom |
|
|
|
|
|
|
|
|
3 |
|
3 |
Specialist Ekonomist |
|
|
|
|
|
|
|
|
1 |
|
1 |
Kerkues Veteriner |
|
|
|
|
|
|
|
|
2* |
|
0 |
Sektori prodhimit Bujqesor |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
17 |
0 |
17 |
Pergjegjes Sektori |
|
|
|
|
|
|
|
|
1 |
|
1 |
Punetor bujqesie |
|
|
|
|
|
|
|
|
13 |
|
13 |
Laborant zbatues |
|
|
|
|
|
|
|
|
2 |
|
2 |
Magazinier |
|
|
|
|
|
|
|
|
1 |
|
1 |
Sektori Prodhimit Blektoral |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
15 |
0 |
15 |
Pergjegjes Sektori (Kerkues) |
|
|
|
|
|
|
|
|
1* |
|
0 |
Kerkues Veteriner |
|
|
|
|
|
|
|
|
1* |
|
|
Punetor bujqesie blektorie/roje |
|
|
|
|
|
|
|
|
15 |
|
15 |
|
UBT |
REK. |
FBM |
FEA |
FBU |
FSHP |
FMV |
IRGJ |
FDE |
ADMI. |
TOT. |
TOTALI |
0 |
2 |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
55 |
55 |
ZYRA e Administratorit te UBT-se |
|
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
2 |
2 |
Administrator i Universitetit |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
1 |
1 |
Specialist |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
1 |
1 |
Drejtoria e Fondeve dhe Investimeve |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
25 |
25 |
Drejtor |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
1 |
1 |
Sektori Prokurimeve dhe Investimeve |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
3 |
3 |
Pergjegjes sektori |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
1 |
1 |
Specialiste |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
2 |
2 |
Sektori Sherbimeve |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
17 |
17 |
Pergjegjes sektori |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
1 |
1 |
Specialist |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
4 |
4 |
Punetor sherbimi magazine |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
1 |
1 |
Teknik sherbimi |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
6 |
6 |
Puntor Sherbimi |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
2 |
2 |
Teknik fotograf |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
1 |