Program i Praktikës Profesionale Bachelor

Departamenti Financë Kontabilitet ofron programe studime në tre nivele:

 

  • Programi i ciklit të parë të studimeve Bachelor në Financë-Kontabilitet

Objektivi kryesor i programit Bachelor në Financë  Kontabilitet synon t’u japë studentëve njohuritë bazë për formimin e tyre si specialistë kontabiliteti dhe finance të njësive ekonomike të vogla e të mesme, sektorit shtetëror si dhe për vazhdimin e studimeve të mëtejshme më të avancuara në fushat e financës dhe kontabilitetit.

 

  • Programi i ciklit të dytë të studimeve Master i Shkencave në Financë Kontabilitet

Objektivi kryesor i këtij programi studimi Master  Financë Kontabilitet është pajisja e studentëve me njohuri të thelluara teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim shkencor në fushën e financës dhe kontabilitetit me objektiv kryesor formimin e specialistëve të aftë për ushtrimin e profesionit të financierit, kontabilistit dhe audituesit etj.

 

  • Programi i ciklit të dytë të studimeve Master Profesional në dy drejtime, Financë-Bankë dhe Kontabilitet-Auditim

Objektivi kryesor i këtij programi Master Profesional  Financë Kontabilitet synon t’u japë studentëve formim dhe trajnim të mirëfilltë profesional në fushën e financë-bankës dhe kontabilitetit-auditimit, për një karrierë të suksesshme në sektorin privat dhe publik.

 

  • Cikli i tretë i studimit në doktoraturë në Financë-Kontabilitet

Departamenti Financë Kontabilitet nga viti 2009 ofron ciklin e tretë të studimeve Doktoraturë në drejtimin “Financë Kontabilitet”. Objektivi kryesor është t’i inkurajojë doktorantët për analiza të thelluara në fushat e kërkimit shkencor si financws, kontabilitetit, auditimi, raportim financiar, etj, si edhe të nxisë kërkimet dhe studimet me karakter aplikativ në këto fushat.