Sektori i Projekteve CEPUS

Projektet CEEPUS (Central European Exchange Program for University Studies) janë projekte financohen nga Komisioni Evropian dhe kanë për qëllim mbështetjen e studentëve dhe pedagogëve të universiteteve të Evropës Qendrore. Këto projekte ofrojnë bursa financimi për mobilitete afat shkurtër dhe afatgjatë. Studentët mund të aplikojnë për bursa studimi nga një deri në dhjetë muaj, ndërsa pedagogët për mobilitete afat shkurtra. Për të marrë pjesë në projekt duhet të krijohen rrjete universitetesh. Universiteti Bujqësor i Tiranës është përfshirë në një numër të madh projektesh CEEPUS. Për më tepër informacion mund ti drejtoheni zotit Elton Basha Përgjegjës i zyrës së projekteve CEEPUS ose mund të konsultoni faqen e internetit  https://keep.eu/projects/17509/Central-European-Exchange-P-EN/