Sigurimi i cilësisë akademike ka një rëndësi të madhe për Universitetin Bujësor të Tiranës, si një nga elementët më thelbësorë të funksionimit të vetë univerisetit mbështetur kjo në historikun dhe traditën e tij ndër vite.
Një nga kushtet kryesore për arsim me cilësi të lartë në UBT lidhet me zbatimin e përpikmëri Statutit të UBT, të rregullores së studimeve universitare të UBT dhe te rregullores se brendshme të Drejtorisë së Vlerësimit të Brendshëm dhe Sigurimit të Cilësisë. Gjithashtu sistemi i Sigurimit të Cilësisë është në përputhje me standardet ndërkombëtare të përcaktuara, Deklarata e Bolonjës, si dhe me kërkesat e ASCAL dhe MAS për arsimin e lartë në Shqipëri.
Cilësia e arsimit nënkupton për ne dhe përgatitjen e duhur të studentëve për të qenë të aftë profesionalisht brenda dhe jashtë vendit. Kjo arrihet përmes adoptimit të programeve të studimit me kërkesat e tregut të punës dhe përmirësimit në vazhdimësi të kurikulave të studimeve.
Zhvillimi i kërkimit shkencor, transferimi i njohurive, ndërkombëtarizimi si dhe ndërtimi i marrëdhënieve pozitive në mjedisin socio-ekonomik mbështesin në mënyrë sinergjike të gjithë gjithë procesin e të mësuarit.
Synimet e procesit tonë arsimor në studimet e nivelit të parë dhe të dytë, në shkollën e doktoraturës si dhe në masterin egzekutiv lidhen me ofrimin e një niveli cilësor njohurish në kuadrin praktik dhe teorik në pëputhje me kërkesat e tregut të punës brenda dhe jashtë vendit.
Drejtoria e Vlerësimit të Brendshëm dhe Sigurimit të Cilësisë është përgjegjëse për të garantuar të gjitha procedurat që mbulojnë edukimin në universitet. Cilësia e mësimit planifikohet, zbatohet, verifikohet dhe përmiresohet nëpërmjet Drejtorisë së Vlerësimit të Brendshem dhe Sigurimit të Cilësisë.