Profesori Johann Sockler nga Universiteti BOKU i Vjenës zhvillon leksione në Universitetin Bujqësor të Tiranës

Gjatë një vizite akademike në Universitetin Bujqësor të Tiranës (UBT), profesori Johann Sockler nga Universiteti BOKU i Vjenës zhvilloi disa leksione me studentët e Departamentit të Shkencave Zooteknike dhe të Fakultetit të Mjekësisë Veterinare.

Leksionet u ndoqën me interes të veçantë nga studentët dhe trajtuan tema me rëndësi bashkëkohore në fushën e zooteknisë dhe përmirësimit gjenetik të kafshëve të fermës. Fokus i veçantë iu kushtua:

·         Përdorimit të markuesve molekularë për studimin e diversitetit gjenetik, si brenda ashtu edhe midis popullatave të ndryshme të kafshëve bujqësore;

·         Programeve racore të përmirësimit gjenetik, të cilat bazohen në përfshirjen aktive të komuniteteve të fermerëve dhe në zhvillimin e skemave të bërthamave racore.

Këto leksione kontribuuan në zgjerimin e njohurive shkencore të studentëve dhe krijuan një hapësirë të vlefshme për bashkëpunim ndërkombëtar në kërkim dhe edukim në fushën e zooteknisë dhe shkencave veterinare.

 

Takim i Rektorit të UBT-së me Doktorantët: Dialog për Kërkimin Shkencor dhe Bashkëpunimin Ndërdisiplinor