Zhvillohet shkolla e dytë verore me temë “Crop-type Mapping and Area-based Monitoring using Satellite Remote Sensing” në Drilon, Shqipëri.
Shkolla verore u realizua në kuadër të projektit GEO-WB6, “Krijimi i Qendrës së Gjeoinformacionit për Ballkanin Perëndimor në Universitetin Bujqësor të Tiranës” në bashkëpunim me Institutin Leibniz për Zhvillimin Bujqësor në Ekonomitë në Tranzicion (IAMO).
24 pjesëmarrësit nga katër vende të Ballkanit Perëndimor mësuan parimet e imazhimit satelitor (Remote Sensing) për krijimin e hartave për lloje të ndryshme të kulturave bujqësore dhe funksionalitetet kryesore të AMS (Sistemet e Monitorimit të Sipërfaqeve) dhe IACS (Sistemet e Integruara të Administrimit dhe Kontrollit).
Shkolla Verore u drejtua nga Bernadett Csonka, Marcel Schwieder dhe Kenneth Grogan, ekspertë ndërkombëtarë të njohur në fushën e imazhimit satelitor dhe AMS.
Zhvillimi i AMS për vendet e Ballkanit Perëndimor është me rëndësi të veçantë në procesin e anëtarësimit në BE.