Departamenti i Moduleve Paraklinike
DEPARTAMENT I MODULEVE PARAKLINIKE
Përbëhet nga dy Grupe Mësimore Kërkimore: “Patologjitë në kafshë” & “Diagnozat Veterinare”
Pergjegjesi i Departamentit
Prof.Assoc. Dr. Bejo Bizhga
GMK ʺPatologjitë në kafshëʺ
Prof. Dr. Luljeta Dhaskali
Fushat e kërkimit shkencor në GMK ”Patologjitë në kafshë“ janë:
Kërkime për ndryshimet anatomo-patologjike në kafshë. Kërkime mbi tumoret në kafshë. Diagnoza laboratorike e patogjenëve viralë. Studime mbi ndikimin e patologjive të ndryshme në kondicion dhe në prodhimtari. Problematika të ndikimit të patogjeneve në parametrat jetësore të kafshëve, diagnoza, mjekimi dhe parandalimi i tyre. Studimin e parazitëve dëmprurës veҫanërisht atyre zoonotike. Diagnoza laboratorike e patogjenëve parazitarë. Sëmundjet zoonotike në kafshë. Vlerësimin e dukurisë së antihelmintiko-rezistencës në kafshë. Studimin e parazitozave intestinale. Nekropsi mjeko ligjore.
GMK “Diagnozat Veterinare”
Prof. Assoc. Dr. Elenica Dim ҫ o
Fushat e kërkimit shkencor të Grupit Mësimor Kërkimor “Diagnozat Veterinare” janë:
Diagnozë hematologjike, biokimike, dhe e lëngjeve të tjerë të organizmit. Diagnozë imazherike të patologjive të ndryshme në kafshe. Zhvillimin dhe konsolidimin e kapaciteteve kërkimore për mbrojtjen e shëndetit të kafshëve dhe njeriut nga sëmundjet zoonotike dhe me ndikim të rëndësishëm ekonomik nëpërmjet përdorimit të metodave moderne laboratorike dhe transferimit të teknologjive inovative. Vlerësimin e dukurisë së antihelmintiko-rezistencës dhe të antibiotiko-rezistencës në ruminantët e vegjël dhe njëthundrakë. Alternativa terapeutike dhe profilaktike në sëmundje dhe gjendje të ndryshme patologjike
MISIONI
Misioni i Fakultetit të Mjekësisë Veterinare, Universiteti Bujqësor i Tiranës është të sigurojë, në bazë të aktiviteteve dhe përvojave të tij kërkimore dhe profesionale, edukimin e mjekëve veterinarë, të cilët do të plotësojnë kërkesat e profesionit veterinar në fushën e kujdesit shëndetësor të kafshëve, mirëqenien e kafshëve si dhe shëndetin publik, siç është siguria e ushqimit dhe parandalimi i përhapjes së sëmundjeve zoonotike dhe për të siguruar përsosmërinë e klinikave dhe laboratorëve të tij.
VIZIONI
Fakulteti i Mjekësisë Veterinare duhet të jetë një institucion arsimor i njohur ndërkombëtarisht dhe një nga institucionet kryesore të edukimit veterinar (në lidhje me veprimtarinë mësimore, kërkimore dhe profesionale) në Ballkanin Perendimor. Për këtë qëllim, Fakulteti i Mjekësisë Veterinare do të përpiqet për akreditim evropian, duke respektuar rekomandimet e ENQA për procesin arsimor dhe akreditimin ISO 17025 për laboratorët e tij analizues. Qëllimet strategjike të Fakultetit të Mjekësisë Veterinare janë në përputhje me strategjinë e Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Prof. Asoc. Dr. Bejo BIZHGA,
Përgjegjës Departamenti
E-mail: bbizhga@ubt.edu.al
Departamenti i Moduleve Paraklinike
Stafi Ndihmës

Dr. Ada BUZALI
Pozicioni i punës: Specialiste pranë Laboratorit të Mikrobiologjisë
E-mail:
adabuzali@ubt.edu.al
Dr. Ada BUZALI
Pozicioni i punës: Specialiste pranë Laboratorit të Mikrobiologjisë
E-mail: adabuzali@ubt.edu.al
